LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, kapen 250 kilogramë drogë

Vlorë, kapen 250 kilogramë drogë

Forcat e Policisë kufitare në Vlorë, të premten kanë sekuestruar një sasi prej 250 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar si cannabis sattiva, ndërkaq shtetasi Bektash Pirro Kalaj, 36-vjeç, banues në Orikum të Vlorës, është arrestuar në flagrancës.

Siç bën të ditur Gazeta Start, kapja e këtij shtetasi është bërë në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, teksa do të udhëtonte në drejtim të Italisë, me mjetin tip kamion të markës “Scania”.

Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe hetimet e kryera nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve, ky mjet u përzgjodh për kontroll të plotë, ashtu që mbi çatinë e kamionit tip frigoriferik, u vunë re disa ndërhyrje dhe mbi këtë bazë u bë hapja e shtresës së sipërme të mbulesës së kamionit, ku u konstatuan 41 pako të mëdha, me rreth 250 kilogramë lëndë narkotike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori