LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, 5 nën pranga për 33.5kg kanabis

Vlorë, 5 nën pranga për 33.5kg kanabis

Policia e Vlorës arrestoi të dielën pesë persona dhe sekuestroi 33.5 kg kanabis sativa në kuadër të një aksioni të koduar “Mëngjësi”.

Të arrestuarit janë shtetasit Selman Bitaj, Ardian Braka, Musa Bedinaj, Agim Shoraj, Salushe Hoxha, ndërsa kanabis është sekuestruar në vendin e quajtur “Ura e Drashovicës”, së bashku me tre automjete që përdoreshin nga të arrestuarit, raportoi Panorama.

Droga mësohet se vinte nga fshati Kote drejt Vlorës. /Telegrafi/