LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin i sëmurë, anulon disa takime – Kremlini thotë se bëhet fjalë vetëm për një ftohje!

Vladimir Putin i sëmurë, anulon disa takime – Kremlini thotë se bëhet fjalë vetëm për një ftohje!

Presidenti rus Vladimir Putin është detyruar të anashkalojë disa ngjarje publike këtë javë – sepse nuk po ndihet mirë.

Së paku sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus, i njohur për personalitetin e tij të fortë, është dashur të shmang disa angazhime publike këtë javë për shkak të gjendjes së tij.

Megjithatë, ish-agjenti i KGB-së, i cili ka qeverisur Rusinë që nga viti 2000, është goditur nga një ftohje, sipas Kremlinit.


“Presidenti është i ftohur “, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke u siguruar gazetarëve se sëmundja e tij nuk është “asgjë serioze” dhe ai “vazhdon të punojë”.

Gjithsesi, Putini, 64 vjeç, ka anuluar dy angazhime publike.

Një burim ka thënë gjithashtu se Putin ishte “nuk ishte mirë” edhe kur u takua me udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas të hënën.

Siç theksohet më tej, planet për Putinit për të vizituar Lindjen e Largët të Rusisë midis 19 dhe 22 shkurtit janë gjithashtu të anuluara.

Përkundër mungesës së këtyre ngjarjeve publike, Peskove tha “gjithçka është mirë” me Putinin, i cili do të mbajë disa takime të tjera dhe një telefonatë ndërkombëtare të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Kalo në kategori