Shtatori simbolizon fillimin e një sezone të re vjeshte, ku secili prej nesh bëhen gati për stinën e dimrit. Ndryshe muaji shtator dhe veçanërisht muaji tetor janë ndër më të vështirët në aspektin ekonomik për qytetarët e vendit. Kjo është periudha kur qytetarët përballen me harxhime enorme të mëdha, të cilët dëmtojnë rëndë buxhetin e familjeve në vend. Qytetarët shprehen se pagat e tyre mujore janë të pamjaftueshme, ndërsa për t’i mbuluar harxhimet dhe obligimet e tjera familjare është tepër e vështirë dhe sfiduese.
“Harxhimet janë skajshmërish më të mëdha sesa të hyrat në familjen tonë, po ashtu e kemi tepër të vështirë të planifikojmë buxhetin familjar për një muaj”, kështu shprehet një qytetar. Agim Kadriu është një tjetër qytetarë i cili thotë se e ka shumë të vështirë që me një pagë mujore të mirëmbajë familjen e tij, e aq më tepër për të kryer qejfe të tjera shtesë. “Në vendin tonë edhe pagat mujore janë sikurse këto pakot ekonomike që po i ndajnë për rimëkëmbje ekonomike në pandemi. E di se çfarë do të thotë që me pak para në muaj të mbash një familje me katër anëtar, edhe atë bëhet fjalë sa për të mirëmbajtur familjen me bukë e jo për lukse të tjera qoftë për stinën e vjeshtës apo dimrit”, shprehet Kadriu. Shumë prej tyre shprehen se edhe pakot ekonomike të shpërndara për dalje nga kriza e pandemisë janë të pamjaftueshme për të përballuar këtë krizë sidomos në këtë periudhë kur masat restriktive shëndetësore po përforcohen. Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për mbijetesën tjetër ekonomike në pako shtesë për t’i ndihmuar qytetarët përskaj të borxheve dhe krizës tjetër që mund ta qojë vendin në kollaps.
Muajt gjatë stinës së vjeshtës, janë më të papërballueshmit për tërë vitin, për shkak të shpenzimeve për sigurimin e druve, si lëndë djegëse për ngrohje. Shumë familjarë ankohen se nuk arrijnë që me të ardhurat e tyre të sigurojnë dru për të kaluar dimrin. Disa prej qytetarëve ankohen për çmimin e lartë të druve, e disa të tjerë për të ardhura të ulëta që nuk mund t’u mundësojnë të sigurojnë ngrohje për të gjithë sezonin. Ndërkaq pronarët e depove ankohen për shitje të ulët. Nga Pyjet e Maqedonisë theksojnë Maqedonia në nivel republikan ka nevojë për 100 milionë kubik dru për djegie, përderisa në hapësirat private metri i druve është 3500 denarë. Krahas kësaj harxhime kanë edhe përgatitjet për dimër të familjeve që po ashtu rëndojnë shumë buxhetin e tyre. Për gazetën “Koha” të njëjtat brenga i ndan edhe afaristi Ilir Imeri. Ai në pronësi ka firmën e tij private për prerjen dhe shitjen e druve, për të cilën thotë se ka shënuar rënie të të ardhurave gjatë kohës sa po zgjatë pandemia.
“Vërtet pandemia ka prekur mbarë botën, përfshirë edhe bizneset e ndryshme, por nuk ka mbetur pa u goditur as biznesin im. Ne si punëtorë të sektorit privat vlen të përmendim se më së shumti e ndjejmë krizën financiare që e solli pandemia Kovid-19. Problemi kryesor qëndron se nuk ka shitje të druve si vitet e kaluara, shpresoj se shteti dhe Qeveria do të na ketë parasysh. Momentalisht shohim padrejtësi në ndarjen e ndihmave shtesë për qytetarët. Urgjentisht duhet që ndihmat të shfrytëzohen për popullin dhe vetëm për popullin”, deklaroi Imeri. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij