LAJMI I FUNDIT:

Vjen Omani, në dyshim miqësorja me Panamanë

Vjen Omani, në dyshim miqësorja me Panamanë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në muajin shtator do të luajë miqësoren e radhës.

Përfaqësuesja e Omanit do të jetë kombëtarja e radhës që do të sfidojë përfaqësuesen tonë. Burime të KosovaPress-it brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të zyrtarizohet miqësorja me Omanin.

“Përfaqësuesja jonë miqësoren e radhës do ta luajë kundër Omanit. Shumë shpejt do të zyrtarizohet miqësorja me Omanin. Ndeshja do të luhet në Kosovë dhe sipas të gjitha gjasave do të luhet në ‘Adem Jashari’, të Mitrovicës, pasi që stadiumi i Prishtinës ende nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare”, tha burimi i KosovaPress-it brenda FFK-së.

Ndërkohë, miqësorja e paralajmëruar kohë më parë mes Kosovës dhe Panamasë, është vënë në dyshim, për faktin se Panamaja kanë vënë kushte të reja.


Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, ka thënë se në FFK nuk ka arritur asgjë zyrtare rreth kërkesave të Panamasë, por ai është në dijeni se Panamaja ka vënë kërkesa te reja për miqësoren me përfaqësuesen tonë. Berisha e pranon së është në vënë në dyshim miqësorja mes Kosovës dhe Panamasë.

“Në FFK nuk ka arritur asgjë zyrtare rreth kërkesave të reja të Panamasë. Më këtë punë merret organizatori i ndeshjes, por në FFK ende nuk ka ardhur asgjë zyrtare, por sipas informacioneve që kemi Panamaja ka vënë disa kërkesa të reja, duke e vënë në dyshim miqësoren mes Kosovës dhe Panamasë”, ka thënë Berisha.

Miqësorja ndërmjet përfaqësues sonë dhe Panamasë ishte paralajmëruar të luhet në muajin tetor. Po në këtë muaj Kosova do të luajë ndaj Kanadasë. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori