Vjedhja, ky rast i humbur për Policinë e Kosovës
Pas dy muajve nga dita kur ndodhi vjedhja, për datë 23 qershor 2009, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar një seancë, ku ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, do të prezantojë rezultatet e deritanishme të historisë së vjedhjes në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Pas kësaj deputetët do të mund të diskutojnë për këtë ngjarje. Sigurisht, se gjatë kësaj seance do të dëgjojmë të paktën tri shpjegime dhe qëndrime të ndryshme, varësisht se nga cili kënd do të flitet.
Ministri Pajaziti do të deklarojë se hetimet po vazhdojnë dhe se kemi arrestuar disa veta (krejtësisht palidhje), se kemi dërguar provat për verifikim dhe analizë, se kemi suspenduar disa zyrtarë policor nga puna për rastin (krejtësisht të pafajshëm), se po bëjmë çdo gjë që ky rast të zbardhet sa më shpejtë, por se dorëheqje nuk do të japim. Pastaj do ta marrin fjalën shefat e grupeve parlamentare dhe deputetët, të cilët do të japin dy qëndrime: shefat e grupeve parlamentare dhe deputetet e pozitës (përjashto ndonjë deputet, si Termkolli apo Rrustemi), do të deklarohen në mbështetje të asaj që thotë ministri, duke e inkurajuar që ta vazhdojë detyrën edhe më tutje. Ndërsa grupet parlamentare dhe deputetet e opozitës, përveç që nuk do të pajtohen dhe nuk do ta besojnë atë që thotë ministri, do të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi individuale, duke kërkuar largimin e ministrit dhe shefit të policisë nga detyra.
Megjithatë, pika e përbashkët e diskutimi të të gjitha palëve në Kuvendin e Kosovës do të jetë, se rasti i vjedhjes në ndërtesën e Policisë së Kosovës e ka dëmtuar rend imazhin dhe besimin që qytetarët kishin ndërtuar me vite për Policinë e Kosovës, duke ngritur dyshime në aftësitë dhe përkushtimin e policisë për të vendosur rend dhe qetësi në Kosovë. Një konstatim i tillë është padyshim i vërtetë, por që të pavërteta janë shumë gjëra që janë thënë deri më tani për këtë rast, sidomos nga zyrtarët e qeverisë dhe Policisë së Kosovës. Pra, ose ka një mos-informim të zyrtarëve qeveritarë dhe policor për atë që ka ndodhur, ose ka një keqinformim të qëllimshëm të opinionit nga ana e zyrtarëve qeveritar dhe policor për atë që ka ndodhur në të vërtet në ndërtesën e Policisë së Kosovës.
Deri tani nga zyrtarët e qeverisë apo policisë kemi dëgjuar mjaft variante për ngjarjen e ndodhur, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar apo lexuar një raport konkret që do të na tregonte, se çfarë ka ndodhur në të vërtet në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Tri janë pyetjet që deri më tani nuk kanë marrë përgjigje: kur, kush dhe çfarë është vjedhur në ndërtesën e Policisë së Kosovës? Të dhënat zyrtare kanë treguar se janë vjedhur rreth 50 kilogram drogë-heroin dhe disa qindra mijëra euro dhe valuta të tjera. Do të thuhet se mungesa e provave në dhomën e dëshmive është marr vesh në javën e tretë të muajt prill, ndërsa që autorët e kësaj vjedhje po kërkohen. Më kaq të dhëna është mjaftuar dhe ndjerë e detyruar policia dhe qeveria e Kosovës t’u thotë qytetarëve. Ne kuptojmë se jo të gjitha detajet e procedurës së hetimit duhet të publikohen, për shkak të sekretit hetues, por të dhënat e sakta se çfarë, kur dhe si janë vjedhur gjërat, opinion dëshiron t’i dijë.
Edhe pse Policia dhe qeveria thotë se janë dërguar disa mirko-prova për t’u analizuar jashtë Kosovës, përsëri ajo nuk do të zgjidhë rastin, ngase aty kanë hyrë shumë veta dhe nuk dihet se kush ka hyri i fundit dhe as kush është hajni. Në këtë rast, shumë lehtë (siç ndodhi kohëve të fundit) secili në Kosovës mund të jetë viktimë e pafajshme e policisë! E keni parë se, si janë suspenduar policët nga puna, edhe pse nuk kanë lidhje me rastin, por që fatkeqësisht kanë qëlluar në detyrë gjatë asaj dite apo nate kur është marr vesh se dëshmitë nuk gjenden në dhomë. Duke vepruar kështu, udhëheqja e policisë dhe qeveria e Kosovës u ikin disa çështjeve shumë me të rëndësishme, për të cilat asnjëherë nuk kanë dhenë përgjigje, kjo se ndoshta nuk u duket e rëndësishme, ose nuk u është lejuar, ose nuk kanë me të vërtet përgjigje dhe nuk dinë se, çfarë duhet t’u thuhet qytetarëve të vendit.
E para, as Policia dhe as qeveria nuk janë deklaruar se, nën kompetencat e kujt ka qenë dhoma e dëshmive në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Zyrtarë policorë më kanë deklaruar se kjo zyrë ka qenë nën përgjegjësinë e UNMIK-ut ende, dhe se transferi i përgjegjësive ka pasur për të ndodhur në muajin maj, pas shtyrjeve të vazhdueshme që kanë ndodhur nga muaj shkurt-mars-prill.
E dyta, Policia e Kosovës fare nuk e di se, kur ka ndodhur vjedhja. Vetëm kur ka ardhur koha për transferin e përgjegjësive, është kuptuar se dhoma e dëshmive është e zbrazet. Zyrtarët policor kanë deklaruar, se ata vërtet nuk e dinë se kur ka ndodhur vjedhja, në cilën periudhë dhe për sa kohë. Pra, a ka ndodhur vjedhja për një ditë apo natë, apo vjedhja ka ndodhur në një periudhë me të gjatë kohore.
E treta, nuk është thënë saktë, se, çka është vjedhur saktësisht në dhomën e dëshmive? Zyrtarët policor, që nuk janë pjesë e gardës së lartë të policisë dhe nuk janë të rrezikuar fare nga kjo ngjarje, kanë deklaruar se të dhënat e bëra publike, janë shumë herë me të minimizuara, se që në të vërtetë do të duhej të ishin. Ata thonë se ka pasur rreth dhjetë herë më shumë drogë dhe para të vjedhura, se që është deklaruar.
E katërta, nuk është thënë, se të çfarë rëndësie kanë qenë provat apo dëshmitë që janë vjedhur? Zyrtarët policorë thonë se, dëshmitë kanë qenë thuajse të gjitha që kanë pasur të bëjnë me raste serioze, duke filluar nga krimet e luftës, krimet e pas-luftës, e deri tek dëshmitë për alarme të rrejshme, për gjoja tentim-atentate, siç ishte rasti me shtëpinë e kryeministrit Thaçi, edhe këto prova thonë se kanë qenë aty.
E pesta, nuk po arrihet të thuhet se kush e ka kryer vjedhjen? Natyrisht se qytetarët nuk kanë mundur të hynë të vjedhin aty dhe as e kanë ditur se ku është dhoma dhe çfarë ka brenda. Vjedhja është kryer pa asnjë dyshim nga brenda Policisë, vetëm se çështja është, nëse kjo ka qenë vjedhje për qëllime kriminale apo ka qenë një zhdukje e organizuar e provave në mënyrë të qetë për interesa të dikujt nga brenda apo jashtë Policisë se Kosovës?
E gjashta, nuk është thënë asnjëherë, se pse, në njërën anë janë grumbulluar të gjitha ato dëshmi në një dhomë, dhe në anën tjetër, pse nuk është siguruar dhoma. Raporti i Inspektoratit ka shkruar se Policisë së Kosovës i është tërhequr vërejtja për rrezikun që mund t’i kanoset dhomës, por që Policia nuk ka ndërmarr hapa për të zbatuar masat e reja të sigurisë. Sipas zyrtarëve policor, grumbullimi i gjithë asaj sasi droge dhe parave (ata thonë rreth 500 kilogram drogë dhe disa miliona euro) në një vend, ka ndodhur ngase Kosova nuk ka kushte për asgjësimin e drogës dhe se ajo nuk mund të asgjësohet në ambient të hapur, sepse mund të helmojë popullsinë, kurse paratë nuk dihet pse kanë mbetur aty. Ndërsa, që variante të tjera nuk janë shikuar fare, si p.sh. eksporti i sajë jashtë Kosovës, kompanive farmaceutike. Tani, nëse me asgjësimin e sajë është kërcënuar popullsia, shitja e saj, përveç që do të pasurojë ata që e kanë vjedhur, do të vras më më pamëshirë po këta njerëz të Kosovës, ndoshta edhe me gjerë.
Pra, edhe pse e gjithë kjo ka ndodhur, askush nuk e merr mundin për t’u deklaruar apo për të hetuar të vërtetën e kësaj ngjarje, ngase vëmendja nuk është përqendruar tek dëmi që rasti i ka shkaktuar në radhë të parë Policisë, por edhe shoqërisë së Kosovës, por vëmendja është përqendruar tek llogarit politike që mund të nxirren nga ky rast. Pozitës po i “ec kungulli mbi ujë” ende, sepse e mendon veten aq të fuqishme sa, askush nuk do të mund ta sfidojë apo t’ia luaj karrigen, pa qarë kokën se cilat do të mund të jenë pasojat e kësaj sjellje. Opozita në anën tjetër, në mungesë të qasjes dhe përgjegjësive direkte për t’u marr me rastin, ka mbetur e pafuqishme dhe në suazat e kritikave, duke kërkuar dorëheqjen e shefave, që përsëri nuk po ndihmojnë apo nxisin opinionin publik për të reaguar më fuqishëm ndaj rastit.
Kërkesat për dorëheqje të ministrit apo drejtorit të policisë mund të jenë vetëm një element në këtë histori, por se çështjet kryesore janë, se nga po drejtohet shoqëria e Kosovës, cila është rrugë që po merr dhe a është e vetëdijshme sa duhet për atë që po i ndodhë apo që mund t’i ndodhë? Çfarë institucionesh po ndërtojmë apo duam të ndërtojmë? Policia e Kosovës deri në muajin prill ka qenë institucioni me i besuar dhe më i respektuar në Kosovë, dhe tani për një moment i gjithë ky besim dhe respekt zhduket! Pse? Është për shkak të punës së keqe të vet Policisë apo për shkak se Policia është detyruar të punojë keq, ngase brenda sajë është futur politika ditore?!
Duket se më shumë e ngjanë e dyta dhe kjo për disa arsye. Policia e Kosovës deri më tani asnjëherë nuk është trajtuar seriozisht dhe dinjitetshëm nga qeveria. Madje është një nga institucionet që në vazhdimësi është injoruar, edhe atëherë kur ata kanë pasur vështirësi dhe kërkesa janë mashtruar se do t’u përmirësohen kushtet dhe ambienti i punës. Natyrisht, se ky injorim dhe gënjeshtrat e vazhdueshme i kanë dekurajuar policët për të qenë me të efektshëm dhe kujdesshëm. Policia konsideron se është duke bërë shumë më tepër, se që është duke u trajtuar nga qeveria e Kosovës. Dhe deri sa të mbizotëroj ky mendim tek policët e Kosovës, sigurisht se nuk mund të presim më shumë nga ata, madje duhet të jemi të kujdesshëm se gjërat vetëm sa do të mund të shkojnë drejtë përkeqësimit!
Kjo gjendje e mosmbështetjes së policisë së Kosovës, nuk përjashton mundësinë që brenda saj të ketë krijuar kriminel, që fshihen brenda uniformës policore. Nëse ka ndodhur diçka e tillë, (vjedhja nuk ka si të quhet ndryshe, vetëm se kriminale dhe ata që e kanë kryer kriminel), atëherë pyetja që duhet drejtuar ministrit dhe qeverisë është, se cilat janë shkaqet dhe arsyet që detyrojnë këta njerëz të shfrytëzojnë uniformën për të kryer akte kriminale? Ndryshe, nuk ka kuptim, që institucioni që bëri punën me të mirë në Kosovën e pas vitit 1999 dhe më i lavdëruari për rolin e vet nga qytetarët dhe mekanizmat ndërkombëtar e vendorë, të shkatërrohet me një të goditur brenda natës.
Arsyet që do ta dërgonin Policinë e Kosovës drejtë “shkatërrimit” janë të shumta, por më kryesoret janë: pagat e ulëta (shefat marrin rroga marramendëse duke qëndruar në zyre, ndërsa policët që përballen me rreziqe çdo ditë paguhen sikur të ishin raste sociale), pasiguria në punë (asnjëri nuk e di që nëse ndeshet me kriminel, a do të mund të shpëtoj pa u dëmtuar), mos-stimulimi për punën që bëjnë (policëve nuk u paguhet puna jashtë orarit dhe me rrezik të lartë), mos ofrimi i sigurimit pensional për ta dhe familjet e tyre në rast fatkeqësie (kemi raste kur policët kanë renë në detyrë dhe familjet e tyre sot janë harruar), mos ofrimi i sigurimeve shëndetësore për ta (kemi policë që sot e kësaj dite kanë mbetur të paaftë për punë, madje edhe në gjendje kome, dhe të cilët nuk kanë kujdes shëndetësor shtetëror).
Në një gjendje të tillë, sigurisht se nuk duhet të çuditemi nëse brenda Policisë së Kosovës do të krijohen kriminel, siç edhe ka filluar të ndodhë kohëve të fundit, ku policia shfrytëzon uniformën për ta dëmtuar dikë ose për t’i krijuar favore një pale në dëm të palës tjetër. Edhe më keq se sa kjo, që Policia e Kosovës të filloj të përdoret politikisht për qëllime të partive, duke shndërruar policinë në “milici partiake” dhe për llogari të pushtetit. A është e njoftuar udhëheqja e Policisë së Kosovës për gjëra të tilla? Nga ajo që shohim, jo! Ngase shefat e Policisë së Kosovës se kanë mendjen tek policët apo vartësit e tyre, por tek shefat e tyre politik! Shefat e Policisë së Kosovës nuk duket se janë aty për t’i udhëzuar drejtë policët dhe për t’u shërbyer qytetarëve, por janë aty për t’i shërbyer politikës ditore dhe politikanëve. Veprime këto shumë të rrezikshme dhe me pasoja të renda për shtetin e ri të Kosovës, që mëton të jetë demokratik.
Në këtë kontekst, secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse shumë lehtë mund të jemi viktimë apo kriminel i apostrofuar nga Policia e Kosovës, në përpjekje për ta kthyer besimin dhe imazhin e mirë, që dikur e kishte Policia e Kosovës. E vërteta është se, pas vjedhjes së ndodhur Policia nuk është më ajo që ka qenë, i duhet shumë punë për ta kthyer epitetin dhe besimin që ka pasur deri në ditën e vjedhjes në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Një rrugë në drejtimin të përmirësimit të situatës do të ishte ikja dhe mospranimi i urdhrave të politikës ditore, duke kryer detyrat me profesionalizëm. Sepse, pranimi i përgjegjësisë dhe dorëheqja nuk janë pjesë të kulturës politike në Kosovë, kështu që edhe kërkesat e opozitës më duken të parealizueshme për këtë kohë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti