LAJMI I FUNDIT:

Vjedh paratë nga gjyshi për t’ua dhënë ato shokëve

Vjedh paratë nga gjyshi për t’ua dhënë ato shokëve

Një djalosh nga Indiana, i ka vjedhur gjyshit të tij 10.000 dollarë, për t’i ndarë më pas ato me shokët e tij të shkollës.

Djaloshi kishte vendosur që paratë t’ua jepte shokëve dhe shoqeve të tij me të cilët udhëtonte në autobus drejt shkollës. Megjithatë, ky rrëfim kishte arritur deri në veshët e mësuesve, të cilët më pas kanë vendosur të hulumtonin rastin.

Kështu, ata kishin thirrur policinë, e cila ka konstatuar se djaloshi i vogël i kishte vjedhur paratë nga një arkë e gjyshit të tij – të cilit pas intervenimit të policisë i është kthyer shuma e vjedhur. /Telegrafi/