LAJMI I FUNDIT:

Vizat mbajnë peng ëndrrat e qytetarëve (Video)

Vizat mbajnë peng ëndrrat e qytetarëve (Video)

Liberalizimi i vizave, që mbeti peng për Kosovën me anë të kushtëzimit të disa kritereve nga Bashkimi Evropian, është pengesë e realizimit të qëllimeve të shumë të rinjve në vend.

Ata shpresojnë se fundi i izolimit do t’u hap rrugë që të shfaqin potencialin e tyre edhe në Evropë.

Ndonëse ka dy fakultete të kryera, Leonora Krasniqi po has në vështirësi për të gjetur punë.


Si shumë të rinj të tjerë, ajo mendon se Kosova nuk po u ofron perspektivë për të ardhmen.

“Deri më tani nuk është shpërblyer puna ime. Edhe pse kam aplikuar në vende të ndryshme të punës, deri më tani nuk kam gjetur një vend të punës”, thotë Leonora Krasniqi.

Kjo, sipas saj, është arsyeja pse ajo ndoshta do të largohej nga Kosova në mënyrë që të ushtrojë profesionin e saj.

Izolimi i qytetarëve i ka shkaktuar probleme edhe komunitetit të artistëve.

Ylber Bardhi, aktor, thotë se liberalizimi do të ishte lehtësim për pjesëmarrje në audicione dhe festival ndërkombëtare.

“Ne si artistë shpesh shohim në rrjetet sociale se brenda 24 orëve mund të ndodhë një audicion, në Vjenë ose Gjermani. Po të kishte liberalizim, ti e merr pasaportën dhe biletën dhe nisesh për audicion, ky do të ishte lehtësim për artistë”, thotë ai.

Në rast të rekomandimit pozitiv nga Bashkimi Europian, procedurat e pritjeve të gjata para ambasadave mund të përmbyllen deri në fund të këtij viti. /REL /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori