LAJMI I FUNDIT:

Viti më i mirë i Etrit Berishës

Viti më i mirë i Etrit Berishës

Portieri nga Prishtina, Etrit Berisha, ka kaluar një vit fantastik për karrierën e tij duke korrur shumë suksese në nivelin personal.

Etriti gjatë këtij stinori arriti të bëhej lojtari më i vlerësuar te Kalmari, duke qenë një lider i vërtet në fushë te skuadra suedeze. Ai ka pasur notën më të lartë mesatare nga të gjithë lojtarët e klubit Kalmar, që luan në kampionatin suedez “Allsvenskan”.

Ai debutoi këtë vit edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit, duke bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij. Ai luajti titullar edhe në ndeshjen e fundit kundër Kamerunit ku bëri një pritje spektakolare ndaj Samuel Eto’o./Telegrafi/