LAJMI I FUNDIT:

Viti akademik për studentët e vitit të parë në universitetin “Hasan Prishtina” mund të fillojë me 15 tetor

Viti akademik për studentët e vitit të parë në universitetin “Hasan Prishtina” mund të fillojë me 15 tetor

Viti i ri akademik nuk do të fillojë me 1 tetor për studentët e vitit të parë, por vetëm për studentët e viteve vijuese, krejt kjo për shkak se ende nuk ka përfunduar procedura e regjistrimit të studentëve të rinj të Universitetit më të madh publik, atij të Prishtinës.

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare, prorektori për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Hysen Bytyqi, thotë se mësimi për studentët e vitit të parë mund të fillojë nga 15 tetori.

Bytyqi thotë se vonesa për fillimin e vitit të ri akademik për studentët e vitit të parë po ndodh për shkak të vonesës në hapjen e konkursit si rrjedhojë e shtyrjes së mbajtjes së Testit të Maturës.


Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” konkursin për pranimin e studentëve të rinj e ka hapur me 21 shtator dhe do të qëndrojë ashtu deri me datën 30, ndërsa testet pranuese do të mbahen nga 2 deri me 6 tetor.

“Për fat të keq për shkak të pandemisë afati i parë i regjistrimit të studentëve i cili ka qenë i zakonshëm të mbahet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut nuk ka ndodhur. Për shkak të pandemisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shtyrë mbajtjen e Testit të Maturës që është mbajtur këtë vit me 29 gusht dhe formula e regjistrimit të studentëve tek ne është 30 për qind e pikëve vijnë nga Testi i Maturës. Kështu që, një gjë të tillë ne s’kemi mundur në asnjë mënyrë ta organizojmë. Si pasojë e kësaj ka ardhur deri tek vonesat të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Kosovë janë vonuar me fillimin e vitit akademik, i cili me ligj duhet të fillojë me datë 1 tetor”, thotë ai.

Megjithatë, ai bënë të ditur se më 1 tetor do të fillojë viti akademik për studentët e vitit të dytë dhe të tretë.

Bytyqi potencon se ndonëse vitin do ta fillojnë me vonesë, studentët e vitit të parë nuk do të humbin asnjë orë të mësimit.

Mësimi në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pandemisë do të zhvillohet në mënyrë të kombinuar, kur provimet do të mbahen në ambientet e fakulteteve ndërsa ligjëratat online.

“Është një pajtueshmëri e përgjithshme, një diskutim i gjatë i cili është realizuar në senat dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, vendimit të qeverisë e disa vendimeve të tjera të cilat gjatë procesit janë ndërmarrë që mësimi kryesisht të vazhdojë të zhvillohet online. Por, Universiteti i Prishtinës ka programe të tilla të cilat nuk mund të gjitha t’i zhvillojë online dhe një pjesë e punës praktike aty ku pedagogët dhe njësitë akademike konsiderojnë që është e nevojshme do të organizohet edhe mësim fizik, që nënkupton prezencën fizike të studentëve dhe të pedagogëve. Natyrisht në ato lëndë do të ketë më pak dhe numri i studentëve nëpër grupe do të jetë shumë më i vogël”, thotë Bytyqi.

Prorektori Bytyqi thotë se janë të vetëdijshëm që mësimi fizik nuk e zëvendëson forma online, por që thotë se ky modifikim mund të vazhdojë të përdoret edhe në të ardhmen.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e 6 mijë e 638 studentëve në 14 njësi akademike. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori