LAJMI I FUNDIT:

“Viti 2018 vlerësohet si historik për eurointegrimet e Maqedonisë”

“Viti 2018 vlerësohet si historik për eurointegrimet e Maqedonisë”

Viti i kaluar është vlerësuar si historik për eurointegrimet e Maqedonisë, duke filluar nga muaji prill me raportin pozitiv të Komisionit Evropian, më pas edhe përfundimet e Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave nëse shteti i përmbahet procesit të reformave.

Maqedonia më 17 prill mori raport pozitiv nga Komisioni Evropian. Në dy raportet e fundit për shkak të krizës politike, rekomandimi i pezullua dhe u kushtëzua me reformat demokratike. Këtë vit rekomandimi ishte pa kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në qershor, Këshilli i Ministrave të BE-së pas një debati të gjatë për zgjerimin e Unionit, në të cilin janë shqyrtuar rekomandimet për negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë, vendosi të hap rrugën për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019 nëse Maqedonia i përmbahet procesit të reformave.


Për këtë qëllim më 27 shtator në Bruksel udhëtoi delegacion prej 40 anëtarëve, që ishte i përbërë nga ekspertët dhe kompetentët të institucioneve shtetërore për të filluar procesin e skriningut, i cili paraqet analizë detaje të BE-së në 33 kapitujt mbi të cilat ndërtohet shtëpia ligjvënëse evropiane (Acquis Communautaire).

Analiza e detajuar pritet të zgjasë një vit, ndërsa më pas do të fillojë skriningu dypalësh i përgatitjes së skrining-raporteve që do të përgatisë Komisioni Evropian, ndërsa do t’i miratojnë vendet anëtare të BE-së.

Në këtë periudhë mbi një mijë ekspertë do të marrin pjesë në 33 sesione shpjeguese, që do të zgjasin rreth 70 ditë pune.

Ndryshe, Komisioni Evropian në raportin e 17 prillit rekomandoi që Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori