LAJMI I FUNDIT:

Vitamina E ndihmon në vitiligo

Vitamina E ndihmon në vitiligo

Vitiligo është një sëmundje e lëkurës me shkaktarë të panjohur, e cila manifestohet me një paraqitje të befasishme të depigmentimit në pjesë të caktuara të sipërfaqes së lëkurës.

Edhe pse deri tash nuk ka ndonjë ilaç të veçantë për këtë sëmundje të lëkurës, fototerapia e kombinuar me preparatet me vitaminë E ka dhënë rezultate premtuese.

Në studimin ku janë përfshirë 24 persona që vuajnë nga vitiligo, autorët i kanë krahasuar ndikimin e fototerapisë, respektivisht fototerapisë dhe vitaminës E në simptomat e sëmundjes.

Rezultatet kanë treguar se sukses dukshëm më të madh në ripigmentimin e zonave të prekura nga sëmundja kanë pasur pacientët që janë trajtuar me rrezatim dhe me preparate me vitaminë E, se sa ata që kanë pranuar vetëm rrezatim.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori