LAJMI I FUNDIT:

Vitamina C për zhvillimin e trurit

Vitamina C për zhvillimin e trurit

Një studim i ri i realizuar te kafshët eksperimentale, ka treguar se mungesa e vitaminës C mund ta dëmtojë zhvillimin e hershëm të trurit te të porsalindurit.

Rezultatet nga ky studim i publikuar në revistën “The American Journal of Clinical Nutrition”, tregojnë se truri është shumë i ndjeshëm në deficitin sa më të vogël të vitaminës C.

Sasia më e madhe e vitaminës C është e përqendruar në qelizat nervore të trurit, ndërsa në rastet e nivelit të ulët të saj, truri merr gjithë sasinë e vitaminës C për vete, që tregon rëndësinë e kësaj vitamine për zhvillimin dhe aktivitetin e trurit.

Eksperimentet në minj, kanë treguar se fetuset e minjve të cilët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë vitaminën C deri në tru, kishin zhvilluar dëmtime serioze të trurit.


Meqenëse edhe njerëzit duhet ta sigurojnë këtë vitaminë me anë të ushqimit, autorët e studimit pohojnë se marrja adekuate e vitaminës C te shtatzënat dhe femrat që japin gji, ka rëndësi vendimtare për zhvillimin mendor të fëmijës.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori