LAJMI I FUNDIT:

“Vit i vështirë, por i bukur”

“Vit i vështirë, por i bukur”

Ferronikeli e nisi keq edicionin 2013/2014, por e mbylli në mënyrën më të mirë. Fillimisht kjo skuadër siguroi mbijetesën në elitë e më pas shkroi historinë duke e fituar për herë të parë Kupën e Kosovës.

Trajneri Ramiz Krasniqi, e ka vlerësuar këtë vit si të vështirë, por të bukur. “Kemi luftuar në dy fronte, Superligë dhe Kupë deri në fund dhe ka qenë më të vërtetë e vështirë për ne, duke marrë parasysh edhe faktin që luajmë jashtë, pasi kemi një fushë katastrofike, por entuziazmi dhe dëshira e madhe e jona ka bërë të mundur gjithë këtë sukses”.

“Ka qenë shumë e vështirë edhe ndeshja e Play-Off-it. Natyrisht që në finale kemi qenë të lodhur, por dhe stabil në aspektin psikologjik. Na u desh edhe fati, pasi Livoreka u gjet në vendin e duhur në momentin e duhur dhe kjo është e bukura e futbollit”, ka thënë Krasniqi. /Epokaere/Telegrafi/