Virusi Pol-1/Kos-2
A janë politikanët shqiptarë të Kosovës të infektuar me viruse të ndryshme, apo kanë ndonjë sëmundje të pashërueshme politike? Përgjigja më e mirë ndaj tyre do të ishte duke përdorur argumente me të cilat dëshmohet se nga periudha e pas çlirimit të këtij vendi, këta politikanë vuajnë nga disa viruse kronike dhe të pashërueshme.
Virusi i parë është virusi UNMIK, i cili në Kosovë është instaluar si administratë ndërkombëtarë, që do të udhëheqë me këtë vend për disa vite. Për fat të keq kjo kishte ndodhur si kontribut i politikanëve të Kosovës, të cilët pas luftës nuk mund të merreshin vesh për formimin e një Qeverie vendore, e cila do të administronte vendin për tri vite, ashtu siç ishte paraparë në Konferencën e Rambujesë.
Kjo administratë kozmopolite për dhjetë vjet në Kosovë, duke mos mohuar ndonjë kontribut të veçantë, më shumë ka denigruar këtë shoqëri se sa ka ndihmuar në zhvillimin e saj. Por, prapë më shumë kanë faj liderët vendorë, të cilët kurrsesi nuk merreshin vesh në mes, dhe kjo padyshim kishte për pasojë që Bashkësia ndërkombëtare të instalojë një administratë civile të huaj.
Argumenti tjetër është se në vend që strukturat vendore politike të mbanin një distancë dhe të punonin për çështjen e vendit, shumica e tyre lidhën kumari me këta ndërkombëtarë dhe iu bashkuan të gjitha të zezave që ndodhën më pastaj, duke filluar nga hajnitë e vogla deri te më të mëdhatë. Me ndihmën e tyre u shkatërrua komplet infrastruktura ekonomike e këtij vendi, dhe lirisht mund të thuhet se ky vend nuk ka kurrfarë ekonomie.
Një virus tjetër që kanë marrë politikanët e Kosovës është pranimi i Planit të Ahtisarit dhe të EULEX-it si mision mbikëqyrës në Kosovë. Përkundër, përvojës së keqe me misionet ndërkombëtare, këta politikanë bëjnë ftesë për ardhjen e këtij misioni në Kosovë dhe për marrjen e kompetencave, si në drejtësi, polici, gjyqësi, dogana, etj. Kjo do të thotë se statusi i këtij vendi nga vetë liderët e saj që më parë është planifikuar të jetë i cunguar.
Çështja tjetër është Plani i decentralizimit me të cilën Kosova duhet të ndahet sipas parimit etnik dhe të formohen komuna etnike serbe me kompetenca të autonomisë territoriale. Bile, gjatë negociatave që zhvilloheshin në Vjenë, këta politikanë dilnin nëpër media televizive duke u zgërdhirë dhe krekoseshin para opinionit se si janë duke udhëhequr 8 me 2 ndaj palës serbe. Këta maskarenj nuk mendonin për pasojat e mëvonshme, por vetëm për famën e tyre, ndonjë fitim dhe copë pushtet që do të marrin më pastaj. Siç, u pa kjo ndodhi më vonë.
Këto viruse jo vetëm që i ka kap politikanët e Kosovës, por edhe politikanët e trojeve tjera, si të shqiptarëve të Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë. Padyshim, se këta janë duke dhënë argumente të bollshme se deri më tani nuk ishin në nivel të detyrës për të cilën kanë marrë besimin e popullit shqiptar. Pra, virusi më i përfolur i këtyre ditëve në botë A/H1N1, siç po shihet nga aspekti patologjik shëndetësor ka kaluar në aspektin patologjik politik. Por tani me një emër tjetër të ashtuquajtur virusi Pol-1/Kos-2, i cili është duke i sjellë kokëdhembje të madhe këtyre politikanëve dhe kërkon shërim të menjëhershëm dhe të gjatë.
Se sa e rëndë është kjo sëmundje tregon edhe situata e mjerë e këtyre ditëve në Mitrovicë, kur këta politikanë, ose këto institucione të pa pushtet nuk mund të bëjnë gjë në kthimin e banorëve shqiptar në pronat e tyre qindvjeçare, edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga lufta. Këta banorë vendorë nuk lejohen të ndërtojnë shtëpitë e tyre të shkatërruara nga bandat serbe, të cilat në vend që të merren në përgjegjësi për bëmat e tyre gjatë së kaluarës ata stimulohen po nga këta politikanë që të uzurpojnë pronat shqiptare pa u penguar nga askush. Këto banda mbrohen nga e ashtuquajtura Policia serbe e Stacionit verior të Kosovës, ku shumica janë serb dhe nuk i përgjigjen Komandës së SHPK-së në Prishtinë. Virusi i strukturave paralele dhe funksionimi i tyre është një tjetër kontribut i strukturës politike në Kosovë.
Për fat të keq, këta politikanë nëpër media deklarohen për shtet, ndërsa nuk ndërmarrin asgjë për funksionimin e tij. Në vend që të shkatërrojnë këto struktura paralele, të cilat tani për tani paraqesin virusin mjaft të rrezikshëm për shtetin e Kosovës, ata nuk pengohen nga institucionet e saj. Përkundrazi, ata janë autonom në veprimin e tyre dhe kanë mbështetjen e misioneve të lartëpërmedura. Kjo do të thotë se këto viruse janë future thellë edhe nëpër institucionet e Kosovës dhe padyshim se nuk do të kalojë shumë kohë kur ky virus do të përhapet dhe do të shndërrohet në kancer për shtetin e ri të Kosovës. Populli i Kosovës është duke i ndjerë dhe parë këto dita e ditës, përveç politikanëve të tyre, të cilët që moti kanë humbur busullën e orientimit të tyre me popullin.
Askush nuk është fajtorë për gjendjen tonë të mjerë në këtë shoqëri, për veç vetvetes në rend të parë. Populli që moti ka thënë: ”Çka mbjellë në fund do të korrësh”. Kjo maksimë popullore më së miri ilustron punën e lidershipët tonë politik dhe nuk duhet imagjinuar fajtorë të ndryshëm, sepse askush me thikë në fyt nuk i kishte detyruar të pranojnë UNMIK-un, EULEX-in, apo ndonjë mision tjetër të huaj. Por, të gjitha këto organizata të huaja i kanë pranuar me dëshirë dhe vullnet të madh lidershipi i këtij vendi. Tash, hudhja e fajit për gjendjen tonë të mjerë në këto misione do të ishte jo vetëm një cinizëm i llojit të vet, por do të tregonte edhe fytyrën tonë të vërtet si popull jo i sinqertë dhe bukë përmbysës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës