LAJMI I FUNDIT:

Violina dy shekuj e vjetër harrohet në metro

Violina dy shekuj e vjetër harrohet në metro

Një muzikante japoneze e ka harruar në metronë e Vjenës violinën më të vjetër se dy shekuj vlera e të cilës vlerësohet rreth 60.000 euro, ka njoftuar policia të martën.

Së bashku me instrumentin nga viti 1792 të cilën e ka krijuar italiani Antonio Graniani, japonezja i ka harruar edhe dy pajisje përcjellëse të violinës me vlerë.

Violina është humbur në fillim të muajit gusht, por e reja harrestare vetëm tani ka nisur proces zyrtar për kthimin e instrumentit, ka thënë përfaqësuesi i policisë së Vjenës.