LAJMI I FUNDIT:

Vinicius zbulon këshillën që ia dha Zidane për t’u bërë njëri ndër lojtarët më të mirë në botë

Vinicius zbulon këshillën që ia dha Zidane për t’u bërë njëri ndër lojtarët më të mirë në botë

Zinedine Zidane i ka thënë Vinicius Junior që të ndjekë gjurmët e dy lojtarëve të Real Madridit për ta ndihmuar atë të arrijë suksese.

Braziliani shijoi 12 muajt më të mirë të karrierës së tij profesionale, duke fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, teksa u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit.

Por, 24-vjeçari e humbi garën për t’u shpallur fitues i Topit të Artë 2024, pasi mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, mori më shumë vota.


Shumica e bashkëlojtarëve të Vinicius përmes rrjeteve sociale shprehën përkrahjen e tyre për të duke dalë kundër vendimit të France Football.

Më herët gjatë vitit 2019, kur ai ishte vetëm 19-vjeçar dhe ishte në mesin e sezonit të tij në Spanjë, Vinicius ka zbuluar këshillën që Zidane i kishte dhënë atij për t’u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Zidane gjithmonë më thotë të jem i qetë dhe të vazhdoj të rritem sepse nëse e bëj këtë, dhe sepse jam trajtuar shumë mirë nga të gjithë, ai thotë se do të luajë aty për një kohë të gjatë”.

“Pak a shumë si Marcelo dhe Casemiro, të cilët kanë qenë aty për një kohë të gjatë”, ka thënë Vinicius.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve ka humbur dy nga katër ndeshjet e tyre të fundit në fazën e grupeve ndaj Lille dhe së fundmi Milan, teksa kanë vetëm gjashtë pikë.

Në La Liga, Reali tashmë është nëntë pikë mbrapa liderit Barcelonës me një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa kanë humbur 4-0 në ‘El Clasico’ e cila u luajt në ‘Santiago Bernabeu’ muajin e kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

La Liga
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Ligat tjera
Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

La Liga
Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Premier League
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori