LAJMI I FUNDIT:

Vinicius beson se tashmë e ka gjetur arsyen e vërtetë pse humbi garën për ta fituar Topin e Artë

Vinicius beson se tashmë e ka gjetur arsyen e vërtetë pse humbi garën për ta fituar Topin e Artë

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior raportohet se beson që lufta e tij ndaj racizmit është arsyeja pse ka humbur garën për Topin e Artë.

Real Madridi dhe Vinicius mbetën të befasuar të hënën pasi zbuluan se braziliani nuk e ka fituar Topin e Artë përkundër faktit që fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.

Vinicius ‘shpërtheu’ në lot gjatë muajit mars kur u pyet për abuzimin racor që po i bëhet në stadiumet e Spanjës.


Ai madje kishte arritur deri në atë pikë sa që ka kërkuar që Spanjës t’i largohet mundësia për të qenë nikoqir i Botërorit të vitit 2030 nëse vazhdon racizmi, duke thënë se racistët duhet të dërgohen në burg.

Rrethi i afërt i brazilianit besohet se ka thënë për Reuters se Vinicius i është referuar luftës së tij ndaj racizmit kur kishte folur për votën përfundimtare të Topit të Artë.

“Bota e futbollit nuk është e gatshme ta pranojë një lojtar i cili lufton kundër sistemit”, thuhet të ketë qenë mesazhi i personave afërt Vinicius.

24-vjeçari do të shpresojë që nervozizmin e tij ta largojë në mënyrën më të mirë të mundshme kur Real Madridi të rikthehet në aksion të shtunën.

Ekipi i Carlo Ancelottit do të ketë punë në udhëtim ndaj Valencias në ‘Mestalla’, aty ku do kërkojnë rikthimin tek fitoret pas ‘turpërimit’ në El Clasico./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Kalo në kategori