LAJMI I FUNDIT:

ViewSonic – telefon Android me dy SIM kartela

ViewSonic – telefon Android me dy SIM kartela

Telefoni i mençur ViewSonic i bazuar në sistemin operativ Android para së gjithash është interesant për faktin se mbështetë punën me dy kartela SIM të operatorëve të ndryshëm telefonik.

Përdoruesit të cilët shfrytëzojnë shërbimet e më shumë operatorëve do të dinë të çmojnë punën me dy kartela SIM, mirëpo pos kësaj me ViewSonic V350 do të marrin edhe një telefon të mençur solid të bazuar në sistemin operativ Android 2.2.

Specifikat tjera përfshijnë ekranin me diagonale 3.5-inç, kamerën me rezolucion 5 megapiksela, kartelën e memories microSD, Wi-Fi, Bluetooth 2.1 si dhe mbështetje për A-GPS. /Telegrafi/