LAJMI I FUNDIT:

Vidhen para në një xhami në Maqedoni

Vidhen para në një xhami në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Dje në ora 13:50 në SPB Tetovë është raportuar se me 21/22 shtator, autorë të panjohur me përdorim të forcës kanë kryer vjedhje të parave nga një kuti metalike në xhaminë në Prisojnicë të Rekaës së Poshtme.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.