Mos sigurimi i të gjitha automjeteve që lëvizin në territorin e Kosovës, paraqet njërën nga pengesat kryesore pse autoritet vendore nuk mund të kërkojnë nga një vend i tretë të marrë nën ombrellë Kartonin e Gjelbër për Kosovën.
Polica ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës, vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur vetura përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).
Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit për Kartonin e Gjelbër, i emëruar nga Qeveria e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se mbi 30 për qind e veturave në Kosovë nuk janë të siguruara.
“Problemi aktual që qëndron është se më shumë se 30 për qind e automjeteve me regjistrim të Kosovës janë pa sigurim. Do të thotë ky është shqetësimi kryesor për arsye se me Ligjin e Këshillit të Byrove Evropiane duhet të jenë më pak se dy për qind të pasiguruara”, është shprehur Pacolli.
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisëse Punëve të Brendshme, në Republikën e Kosovë janë të regjistruara mbi 315 mijë vetura dhe në bazë të shënimeve që ajo ka ofruar të gjitha automjetet posedojnë edhe sigurim.
Edhe eksperti për çështje të sigurimeve, Ibish Mazreku, nuk beson se në Kosovë qarkullojnë mbi 30 për qind të veturave të pa siguruara. Ai i tha Radios Evropa e Lirë, se përqindja mund të jetë më e ulët, sikurse në shtet tjera të rajonit.
“Unë besoj se përqindja është më e vogël. Por këtë problem e kanë edhe vendet e rajonit dhe edhe më gjerë. Kroacia e ka të njëjtin problem”, tha Mazreku.
Sigurimi i auto përgjegjësisë, sipas bazës ligjore është i detyrueshëm për pronarët dhe shfrytëzuesit e automjeteve të destinuara për transportin e personave dhe mallrave, të cilët sipas dispozitave për regjistrimin e automjeteve duhet te marrin lejen e qarkullimit për trafik.
Pronarët e veturave duhet të kontraktojnë, përkatësisht të posedojnë sigurimin e detyrueshëm të vlefshëm me kompanitë e licencuara të sigurimit.
Ndryshe, Kosova ende nuk është anëtare në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, pasi nuk është anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Alternativa e vetme që Kosova të fitojë Kartonin e Gjelbër, sipas Pacollit, është që ndonjë shtet anëtar i Këshillit të Byrove Evropiane, ta marrë nën ombrellë këtë proces.
Pacolli thotë se për këtë çështje janë në negociata me disa shtete anëtare të këtij Këshilli.
“Ne kemi biseduar vitin e kaluar me Slloveninë, Austrinë dhe Shqipërinë. Ka qenë shumë afër që të arrihet një marrëveshje me Byronë e Sllovenisë. Unë mendoj se me këtë shtet është më e përshtatshme. Por, problemi ka mbetur tek përqindja e lartë e mjeteve të pasiguruara. Kontaktet ne i mbajmë me këto shtete, por ne na duhet që të ulet përqindja e këtyre mjeteve të pasiguruara”, thotë Pacolli.
Kjo alternativë, e cila është mundësia e vetme që Kosova ta ketë Kartonin e Gjelbër,sipas profesorit Mazreku sikurse nuk ka përkrahje apo nuk është shumë interesin e institucioneve vendore.
“Prandaj kohëve të fundit duke parë se Kosova mund të vonohet në anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me sa po shoh Qeveria dhe institucionet kompetente, industria e sigurimeve, sikurse nuk janë shumë të interesuara për alternativën e dytë”, shprehet Mazreku.
Sidoqoftë, deri tek anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove të Evropës, të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi, duhet të paguajnë një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetet dhe koha e qëndrimit në Kosovë. Të gjitha mjetet shkojnë në kompani private.
Sipas të dhënave, rreth 10 milionë euro llogaritet të jetë vlera vjetore e grumbulluar nga tarifat e sigurimeve kufitare në Kosovë.
Të gjitha këto mjete grumbullohen në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, e më pas ato shpërndahen tek kompanitë e sigurimeve, kurse nga shuma e grumbulluar vetëm Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar derdhet në Buxhetin e Kosovës. /Rel /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova