LAJMI I FUNDIT:

Vetura bie nga 10 metra lartësi në Prizren, humb jetën shoferi – gruaja e tij shpëton

Vetura bie nga 10 metra lartësi në Prizren, humb jetën shoferi – gruaja e tij shpëton

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në magjistralen Prizren – Reçan – një çift të moshuar u përfshinë në një vetaksident me fatalitet.

Shoferi i veturës, një burrë 70-vjeçar, raportohet të ketë humbur kontrollin mbi timon, duke bërë që mjeti të bie nga një lartësi prej rreth 10 metrash.

Si rezultat, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar me lëndime të lehta.


Policia ka identifikuar viktimën si banor i Komunës së Prizrenit, ndërsa gruaja e tij, e moshës 67-vjeç, u dërgua në Spitalin Rajonal në Prizren për mjekim dhe më pas u lirua.

“Më 06.03.2024 rreth orës 15:40, u raportua një aksident i vetëm me pasoja fatale në rrugën Prizren-Reqan. Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit, z. F.M., lindur në vitin 1954, nga fshati Llokoc i Prizrenit, ka humbur kontrollin, duke devijuar në krahun e kundërt të rrugës, goditur barrierat anësore dhe më pas përfunduar në një lugunë afër lumit, ku automjeti ra nga një lartësi e konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa pasagjerja, zonja E.M., lindur në 1957, u dërgua për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit dhe u lirua më pas”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Prizrenit po e heton rastin.

Pas ngjarjes tragjike, sipas urdhrit të prokurorit, trupi i viktimës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Lajme
Kalo në kategori