LAJMI I FUNDIT:

Vetëvaret një i ri në Zabel të Drenasit

Vetëvaret një i ri në Zabel të Drenasit

Një 25 vjeçar nga fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit i ka dhënë dje fund jetës së tij, duke u varë në litar.

Rasti është konfirmuar edhe nga stacioni policor i Drenasit. Togeri Fehmi Hoti ka thënë se të enjën rreth orës 22:00, nga familjarët e viktimës kanë marrë njoftimin se djali i tyre është gjetur pa shenja jete në pullazin e shtëpisë, njoftojnë mediat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur të varur në litar një mashkull, 25 vjeçar.

Trupi i tij është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e tij.


Shkaku i vetëvrasjes ende nuk dihet, por policia po e heton rastin. /Telegrafi/