Vetëm një autor shqiptar, Adem Gajtani, dhe atë në titujt e lektyrave zgjedhore, është i përfaqësuar në lektyrat shkollore në gjuhën maqedonase. Ndërsa, janë më shumë se dy autorë maqedonas të përfshirë në lektyrat e gjuhës shqipe. Te lektyrat e gjuhës maqedonase nga librat e detyrueshme janë 17 autorë maqedonas nga gjithsej 29 lektyra. Te lektyrat zgjedhore janë 32 autorë maqedonas nga gjithsej 61 tituj të librave, shkruan gazeta KOHA. Këtu shihet se edhe në pjesë të lektyrave shqiptare ka më pak autor shqiptar nga Maqedonia dhe më shumë autorë shqiptar jashtë Maqedonisë dhe autorë të huaj. Ajo që bie në sy është përfaqësimi i lektyrave të autorëve maqedonas është më i madh në shkollat fillore se sa të autorëve të huaj, të përkthyer në gjuhën maqedonase.
Është e pashpjegueshme se si Byroja për Zhvillimin e Arsimit vazhdon me këtë trend të anashkalimit të autorëve shqiptar. Në lektyrat, por edhe në librat e leximit në gjuhën shqipe edhe në revista dhe gazeta, janë përfshirë një numër i madh i autorëve të mirënjohur maqedonas. Por kështu nuk ndodhë me publikimet në gjuhën maqedonase. Atje autorët shqiptarë janë gati të papërfillshëm. Shkrimtari Fejzi Bojku, i cili gjatë gjithë karrierës së tij letrare është marrë kryesisht me çështjen e letërsisë për fëmijë dhe gazetarisë për fëmijë, ka shumë vërejtje sa i përket përfaqësimit të autorëve shqiptarë në literaturën maqedonase për fëmijë.
“Nga përvoja ime e gjatë në botën e letërsisë për fëmijë, e di se nuk i është kushtuar kujdes i duhur kësaj çështje kaq të rëndësishme për edukimin dhe shkollimin në përgjithësi të fëmijëve. Por, edhe atë se duam apo nuk duam na lidh shumë ndërmjet çështja e njohjes së mirëfilltë të njëri-tjetrit, të kulturave, artit të krijuar gjatë të kaluarës dhe në kohët më të reja. Çështja është se si e kuptojmë në Maqedoni bashkëjetesën, jetën tonë më të drejtë dhe më të mirë në të ardhmen dhe mund të them se ndërvite ka patur të meta dhe kjo çështja e shkrimtarëve nuk është shqyrtuar në mënyrë të duhur nga njerëz kompetent që e njohin letërsinë, pra këtë lloj pune dhe pasojat janë ato që i shohim, mbetet shumë çka për tu dëshiruar”, thotë për KOHA, shkrimtari Fejzi Bojku. Ai mendon se duhet të vazhdohet me një qëndrim kritik dhe të korrigjuar, që ta zgjedhim në mënyrë të mirëfilltë çështjen e përfaqësimi të shkrimtarëve shqiptar. Sipas tij edhe njerëzit të cilët kanë përzgjedhur titujt e librave të shkrimtarëve shqiptar janë njerëz që janë gjendur aty pranë strukturave të pushtetit, që kanë vendosur për gjëra shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme, siç është lektyra në shkollat fillore.
“Ka autorë shqiptar që është dashur të përfshihet në titujt e lektyrave në gjuhën maqedonase, përkundër kësaj si redaktor i lektyrave të mëparshme ne kemi afirmuar shumë shkrimtarë maqedonas në letërsinë shqiptare, pra ne e kemi kryer detyrën jo vetëm në mënyrë të ndershme, por edhe të dobishme në frymën e ashtuquajtur bashkëjetesë”, shprehet shkrimtari Fejzi Bojku. Ndërkaq, shkrimtari Rade Siljan në pyetjen për gazetën KOHA, se si e vlerëson mos përfshirjen e lektyrave të autorëve shqiptar nga Maqedonia në gjuhën maqedonase në shkollat me mësim maqedonisht, ai thotë se vlerëson shumë shkrimtarë shqiptar nga Maqedonia, që meritojnë vendin në letërsinë që krijohet në Maqedoni./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe