LAJMI I FUNDIT:

Veseli udhëtoi për vizitë zyrtare në Francë për liberalizimin e vizave

Veseli udhëtoi për vizitë zyrtare në Francë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, për të kërkuar mbështetjen e Parisit zyrtar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet nga drejtues të lartë të shtetit francez.

Kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy.


Sipas njw njoftimi tw Kuvendit, në takim me homologun francez, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe atë ndërparlamentar, ndërsa në mënyrë të veçantë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, përkatësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, do të zhvillojë takim me kryetaren e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Senatin francez, Marta de Cidrac, ndërsa do të priten në një takim edhe nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, Marielle de Sarnez dhe zv/kryetari i Grupit të Miqësisë në Asamblenë Kombëtare, Joachim Son Forget.

Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli shoqërohet nga përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nga pozita dhe opozita. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori