LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon homologun izraelit, bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Veseli takon homologun izraelit, bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë amerikanë e të shteteve të tjera, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me homologun e tij izraelit, kryetar i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei.

Gjatë këtij takimi, Veseli dhe Edelstei kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.


Kryeparlamentari Veseli e ka njohur homologun e tij izraelit me zhvillimet në Kosovë dhe përparimet në shumë fusha.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i ka cilësuar të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, por ka shtruar nevojën që këto raporte të avancohen më tej, duke kulmuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Kryetari i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei, nga ana e tij, e ka përgëzuar kryetarin e Veseli për arritjet e shtetit të Kosovës dhe ka premtuar bashkëpunim të ngushtë midis vendeve që përfaqësojnë.

Kryeparlamentari Veseli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të ndryshme shtetërore botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori