LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi zëvendësambasadorin britanik

Veseli takoi zëvendësambasadorin britanik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Tom Adams dhe përfaqësuesit e kompanive të cilat do të zbatojnë memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar gjatë muajit gusht midis kryeparlamentarit Veseli, kryeministrit Mustafa dhe ambasadorit britanik në Kosovës, O’Connell, lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve në pozita të larta publike.

Kryetari Veseli u uroi mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në punën e tyre përfaqësuesve të kompanisë “Assessment and Development Consultant” dhe kompanisë “BDO”, duke i siguruar njëkohësisht, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit të Kosovës.

“Meritokracia dhe transparenca në përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë të shtetit është një ndër bazat më të rëndësishme të demokracisë sonë. Ky është vetëm fillimi i një procesi të rëndësishëm të pavarësimit dhe depolitizimit të pozitave të larta të institucioneve të pavarura”, theksoi kryeparlamentari Veseli./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori