LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi Grupin e Miqësisë Bullgari-Kosovë të Parlamentit bullgar

Veseli takoi Grupin e Miqësisë Bullgari-Kosovë të Parlamentit bullgar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua me Grupin e Miqësisë Bullgari-Kosovë të Parlamentit bullgar, i cili drejtohet nga deputeti Georgi Andonov.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet midis dy parlamenteve, me theks të veçantë, në këmbimin e përvojave në fushën e legjislacionit dhe reformave të nevojshme, që dalin nga procesi i integrimit evropian. U diskutua, gjithashtu, për përvojat bullgare në fushën e turizmit, energjisë dhe industrisë teknologjike.

Georgi Andonov theksoi se Bullgaria ka kaluar një periudhë të gjatë të një tranzicioni të dhimbshëm, por ka pasur sukses, ngase nuk ka hezituar të ndjek kursin e reformave, duke u bërë pjesë e BE-së.


Deputetët bullgarë nga Grupi i Miqësisë u interesuan, gjithashtu, për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe përgjithësisht për gjendjen në Kosovë, duke ofruar njëkohësit, gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në projekte politike, legjislative, demokratike dhe ekonomike.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi nevojën që parlamentet e dyja vendeve të zgjerojnë hapësirën e bashkëpunimit përtej iniciativave bilaterale, ngase Kosova ka mundësi të marrë përvoja legjislative nga Bullgaria, si vend anëtar i BE-së, qoftë në mënyrën e kapërcimit të vështirësive ekonomike, qoftë në modelin e reformave legjislative.

Veseli i njoftoi miqtë bullgarë për potencialin në Kosovë, kushtet legale dhe ambientin e favorshëm për investime.

Ishte dakordim i të dyja palëve për vazhdimin e miqësisë, si qëllim i përbashkët dhe me interes reciprok për të dyja shtetet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori