LAJMI I FUNDIT:

Veseli, seancë speciale për fëmijët (Foto)

Veseli, seancë speciale për fëmijët (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 1 qershorit sot mori pjesë ne seancën e veçantë të Kuvendit me nxënës nga shkollat e ndryshme të vendit.

Duke ju drejtuar nxënësve kryetari Veseli tha se “1 qershori është ditë e gëzimit të tuaj, por edhe ditë e llogaridhënies sonë si prind, edukatorë, si institucione se çfarë jemi duke bërë për mirëqenien tuaj, edukimin tuaj, lumturinë tuaj”.

“Niveli i zhvillimit të një shoqërie tregohet më se miri me faktin se sa respektohen të drejtat e fëmijëve të saj, dëshirat dhe ëndrrat e tyre”, ka thënë Veseli, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.


Në njoftim thuhet se deri më tani Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë dy ligje që në mënyra të ndryshme prekin edhe të drejtat e fëmijëve: ligjin për familjen dhe ligjin për shërbime sociale dhe familjare.

Por kjo nuk mjafton, potencoi Veseli, për të shtuar se “ky ligj është në procedurë, por është i domosdoshëm garantimi i fondeve që mundësojnë zbatimin e plotë të këtij ligji”.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Ju jap fjalën se do ta bëjmë. Do të ngrisim një komision për monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të këtij ligji, dhe nevojat që dalin për përmirësimin apo plotësimin e tij”.

Më tutje Veseli theksoi se “fëmijët tanë kanë të drejtë ta jetojnë fëmijërinë e tyre larg dhunës e abuzimit, larg frikës, larg përfshirjes në punët e rënda për mbajtjen e familjes, larg mohimit të ëndrrave të tyre fëmijërore”.

“Një fëmijëri e mohuar do të thotë një e ardhme e pasigurt për individin, familjen dhe vet shoqërinë. Prandaj investimi në të drejtat e fëmijëve është një nga investimet më kapitale që një shoqëri mund të bëjë për të ardhmen e saj. Secili prind, mbi të gjitha, dëshiron t’i shoh fëmijët e tij të ushqyer mirë, të veshur mirë, të edukuar mirë dhe me shërbime shëndetësore cilësore. Ne si institucione kemi për obligim që t’u mundësojmë fëmijëve të Kosovës të krenohen me prindërit e tyre dhe atdheun e tyre. Gëzimi në fytyrat e fëmijëve është treguesi më i mirë për një shoqëri të lirë, demokratike e të zhvilluar”. /Telegrafi/

v1

v2

v3

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori