Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefat e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Kosovë, si dhe drejtuesit e Zyrës së BE-së.
Sipas një njoftimi, në këtë takim, është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës dhe hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim, si dhe për angazhimet e ardhshme.
Në rezymenë e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, Veseli ka theksuar edhe një herë orientimin euro-atlantik të Kosovës, duke e konsideruar atë jo vetëm prioritet politik, por identitet të vetë shoqërisë dhe shtetit.
“Ne do ta vazhdojmë rrugën e integrimeve euro-atlantike në mënyrë të palëkundur, duke përmbushur çdo standard dhe kriter i cili Kosovës i kërkohet në këtë rrugëtim. Për ne, partneriteti me vendet e BE-së është i një rëndësie të veçantë. Ky është zotimi ynë dhe kjo është përgjegjësia jonë”, citohet të ketë deklaruar kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit, po ashtu, ka konfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e reformave të fuqishme në funksion të përmirësimit të ambientit investues, në mënyrë që Kosova të transformohet në një fuqi të zhvillimit ekonomik.
Ai ka thënë se do të vazhdojë kursi i komunikimit të brendshëm pozitë-opozitë, i integrimit të të gjitha komuniteteve dhe promovimit të të drejtave të tyre, duke u bërë kështu shembull i stabilitetit dhe bashkëjetesës multietnike.
“Institucionet do të vazhdojnë procesin e forcimit të sovranitetit dhe të shtetësisë së Republikës së Kosovës, një imperativ ky jetësor për çdo qytetar të vendit tonë. Kosova nuk është më konsumuese e stabilitetit, por është vetë kontribuuese e stabilitetit”, ka thënë Veseli.
E sipas njoftimit, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, ka vlerësuar ftesën e Kryetarit Veseli bërë përfaqësuesve të familjes evropiane.
“Ne patëm rastin të diskutojmë prioritetet e Kuvendit për vitin 2017 për sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Agjendës Evropiane të Reformave, si dhe akteve legjislative të rëndësishme për reformat në Kosovë”, ka thënë Apostolova.
“Ne e përcollëm porosinë tonë si familje e BE-së për rolin e rëndësishëm të Kuvendit, të Kryetarit dhe të gjithë kolegëve për ta mundësuar procesin e reformave, sidomos në zbatimin e MSA-së. MSA-ja mbulon të gjitha sferat e jetës: krijimin e vendeve të punës, ekonominë, sundimin e ligjit, kulturën, arsimin. Zbatimi i saj është i një rëndësie të madhe. Kjo është arsyeja përse pakoja legjislative që Kuvendi do ta miratojë në këtë kontekst është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës. Takimi i parë i nën-komitetit të MSA-në për drejtësi, liri dhe siguri është duke u zhvilluar sot në Prishtinë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i falënderoj institucionet e Kosovës që e mundësuan këtë”.
Më tej thuhet se Apostolova e përgëzoi Veselin për njoftimin se raporti financiar i partisë më të madhe politike do të publikohet së shpejti, dhe për zotimin se emërimi i Ministrit për Integrime Evropiane do të bëhet brenda një jave.
“Ambasadorë të vendeve të ndryshme anëtare të BE-së, ndërkaq, duke e falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për ftesën e tij, e kanë cilësuar takimin të qëlluar dhe praktikë të mirë, e cila duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Korçë, ishte i martuar me një shqiptare

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania