LAJMI I FUNDIT:

Veseli nis turin e ri, tani me ekspertë

Veseli nis turin e ri, tani me ekspertë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për gazetarë ka paralajmëruar një tur të ri me ekspertë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Pas turit dëgjimor në mbarë Kosovën, ku Veseli ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, ai tha se do të diskutojë edhe me ekspertë nga e gjithë Kosova dhe me ekspertë ndërkombëtarë, në një turne gjithëkombëtar për zgjidhjen e problemeve me interes të vendit dhe të qytetarëve.

“Do t’i dëgjoj nga afër idetë e qytetarëve dhe idetë e ekspertëve, që të mund të ndërtojmë një plan serioz që i adreson këto shqetësime”, ka thënë Veseli.


Ai ka treguar se ka dëgjuar të rinjtë në Prizren, studentët në Gjilan, minatorët në Mitrovicë, vreshtarët në Rahovec, ndërmarrësit në Ferizaj, nxënësit e shkollës profesionale në Skenderaj, arsimtarët në Prishtinë, pensionistët në Gjakovë, zyrtarët e sigurisë në Vushtrri, kadetët e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, e mijëra e mijëra qytetarë të tjerë nga çdo shtresë e shoqërisë.

“Kam dëgjuar për sfidat me të cilat ata përballen dhe për idetë që ata kanë për ta çuar vendin tonë përpara. Mijëra njerëz iu bashkuan turit tim dëgjimor – burra dhe gra, gjimnazistë dhe pensionistë, fermerë dhe punëtorë fabrikash, mjekë dhe mësues – patriotët e mëdhenj të Kosovës të cilët kujdesen jashtëzakonisht për vendin tonë. Më lejoni t’ju them se qytetarët e Kosovës kanë ide të mrekullueshme, por kanë edhe shqetësime të mëdha”, ka thënë Veseli.

Para se gjithash, i pari i PDK-së ka thënë se qytetarët mendojnë se politika dhe politikanët, më shumë sesa të merren me problemet e qytetarëve tanë, po merren me problemet e njëri-tjetrit.

“Në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, politikanët janë duke u krijuar probleme të reja qytetarëve dhe vendit. Kjo sjellje duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori