LAJMI I FUNDIT:

Veseli në 18-vjetorin e masakrës në Izbicë: Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë

Veseli në 18-vjetorin e masakrës në Izbicë: Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në shënim të 18-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Izbicë të Skenderajt, gjatë të cilës u vranë dhe u masakruan 147 civilë të pafajshëm shqiptarë, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e viktimave të kësaj masakre.

Duke kujtuar dhe nderuar viktimat, kryeparlamentari Veseli tha se ky është çmimi i lirisë sonë, një sakrificë e jashtëzakonshme njerëzore, nga foshnjat deri te njerëzit e palëvizshëm.

Kreu i Kuvendit tha se do të punohet fuqishëm në mënyrë që t’u krijohet perspektivë qytetarëve, me jetë dinjitoze dhe krenare, e cila lidhet me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, i cili do të forcohet dita-ditës.


Kryetari Veseli tha se viktimat e kësaj masakre dhe të gjitha viktimat anekënd Kosovës, nuk do të harrohen asnjëherë dhe do të punohet deri në fund që drejtësia të vihet në vend.

“Kosova dhe populli i saj kurrë më nuk do të jenë të pambrojtur. Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë. Për këtë, garanci janë institucionet e Republikës së Kosovës, me të gjithë mekanizmat e tyre. Lavdia për të rënët është e përjetshme”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Para homazheve në Izbicë, kryetari Veseli ka zbuluar pllakën përkujtimore në fshatin Kopiliq, në vendin ku më 28 mars 1999, nga forcat serbe ishin vrarë motrat Ardita (13) dhe Edona Behrami (5).

Pas zbulimit të pllakës, kryeparlamentari Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori