LAJMI I FUNDIT:

Veseli lutet që deputetët mos të vriten

Veseli lutet që deputetët mos të vriten

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje deputetëve që ta ruajnë qetësinë dhe të mos kontribuojnë në eskalimin e situatës.

Pas një debati dhe një tollovie të shkaktuar gjatë fjalimit të deputetit Glauk Konjufca, Veseli tha se mund të detyrohet ta thërrasë sigurimin në sallë.

Në fakt, citimi nga Konjufca i një letre nga burgu të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka nxitur reagimin e deputetit Nuredin Lushtaku, i cili i është afruar te foltorja deputetit Konjufca dhe menjëherë janë afruar edhe deputetë të tjerë nga të dy partitë, PDK e Vetëvendosje, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, të cilët përpiqeshin të evitonin ndonjë eskalim.


“Le ta dini të gjithë. Taksiratin jeni kah e thirrni. Kam me u mundu me ju ruajt, me thirr sigurimin, por situata është shumë e rënd, veç ishalla nuk e vrani veten. Ju është instaluar në kokë fjala vrasje, kriminel…”, tha Veseli, duke theksuar se nuk do të mbajë përgjegjësi në rast të eskalimit të situatës.

Më pas, kryetari Veseli ka ndërprerë seancën kushtuar vlerave të UÇK, për të vazhduar nesër.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori