Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, e cila u mbajt sot në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë Epopenë e UÇK-së.
Duke përshëndetur të pranishmit, në mënyrë të veçantë anëtarët e brezit të ri të Familjes Jashari, nipat e Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të cilët tha se i kanë dhënë hijeshi Sallës së Kuqe në Prishtinë, kryeparlamentari Veseli theksoi se ky vit shënon 19-vjetorin kur Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës i thanë botërisht jo pushtimit serb të Kosovës.
Vetëm pak kohë më pas, shtoi kryetari Veseli, e tërë rinia e Kosovës iu përgjigj masovikisht kësaj qëndrese dhe nën udhëheqjen e UÇK-së, arriti çlirimin definitiv të atdheut.
“Kjo është historia e një populli të vetmuar, të shtypur dhe të përbuzur shumë gjatë. Kjo është historia e popullit tonë që aspironte për lirinë e vet dhe për këtë liri ishte në gjendje të sakrifikonte gjithçka”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se UÇK-ja ka qenë lëvizja më sublime e historisë më të re të Kosovës.
Veseli tha se 19 vite pas luftës dhe sakrificës së familjes Jashari, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Ai tha se kush nuk e beson këtë, nuk e beson as sakrificën e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush e mohon këtë, shtoi kryetari i Kuvendit, ai nuk e do Kosovën.
Në vazhdim të fjalës së tij, kryeparlamentari Veseli foli për sfidat që Kosova ka para vetes, por edhe për vizionin e saj dhe aspiratën euroatlantike.
Veseli paralajmëroi po ashtu, se Kosovën e ndajnë vetëm pak ditë nga krijimi i Ushtrisë së saj.
“Shumë shpejt, vetëm ditët na ndajnë, kur do të krijohet Ushtria e Kosovës, e cila do t’i shërbejë njëkohësisht sigurisë së vendit, paqes dhe stabilitetit rajonal e global”, theksoi kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova