Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dhënë mbështetje iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.
Gjatë takimit të parë konsultativ, Veseli tha se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se kanë vullnet të ndriçojnë të kaluarën, të ballafaqohen me të vërtetat e saj dhe të ndihmojnë në shërimin e plagëve që ka lënë pas ajo.
Kryeparlamentari Veseli tha se edhe 18 vite pas luftës, mijëra qytetarë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
“Populli ynë pagoi një çmim shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e tij, si shumë e shumë popuj tjerë të shtypur gjatë historisë. Plagët ishin të mëdha, dhe fatkeqësisht ende janë të pashëruara. Vitet po kalojnë dhe ne ende nuk dimë për fatin e mijëra qytetarëve të Kosovës. Qindra familje kosovare jetojnë me dhimbjen e rëndë për të dashurit e tyre të pagjetur. Ata vijnë nga të gjitha komunitetet, por shumica dërmuese janë shqiptarë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.
Ai ka folur edhe për heshtjen e shtetit serb për dhjetëra masakra të kryera në Kosovë e për të cilat ende askush nuk është dënuar.
“Janë mijëra viktima të pafajshme, ndërsa drejtësia për to ende nuk është vendosur. Janë me dhjetëra masakra, të kryera gjatë luftës, për të cilat askush nuk është dënuar. Fatkeqësisht as moralisht nga shteti serb. Ky shtet vazhdon të heshtë për këto masakra, pa hequr dorë nga propaganda e vjetër zyrtare që mohonte krimet e kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia e Millosheviqit. Ata që i bënë këto krime vazhdojnë të jenë të lirë, duke pritur që koha t’i fshij dhe mbulojë me pluhurin e harresës dëshmitë e krimeve të tyre monstruoze”, tha Kryeparlamentari Veseli.
Ai ka bërë thirrje që Institucionet e Kosovës të mos heshtin dhe të argumentojnë e zyrtarizojnë krimet e luftës, pasi sipas Veselit, historia e treguar pa dëshmi nuk i reziston kohës dhe as nuk i shërben vendosjes së drejtësisë.
“Prandaj ne si institucione shtetërore do t’i japim të gjithë ndihmën e nevojshme që ky komision, i cili po ngrihet, të ketë sukses të plotë në misionin e tij human të mbledhjes së fakteve e dëshmive për krimet e kryera. Si i tillë, ai nuk është zëvendësim i drejtësisë, por është në shërbim të saj. Dhe drejtësia është rruga e vetme për të lënë pas të kaluarën dhe arritur pajtimin. Nuk mund të ketë pajtim pa moralin e pranimit të përgjegjësisë. Nuk mund të ketë pajtim pa moralin e kërkimit të faljes”, tha Kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania