LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova e pret me kënaqësi bashkëpunimin me Donald Trump

Veseli: Kosova e pret me kënaqësi bashkëpunimin me Donald Trump

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidentciale, duke thënë se Kosova e pret me kënaqësi bashkëpunimin me presidentin e ri.

Ai, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar Trumpit suksese në detyrën e re dhe ka shprehur mirënjohjen më të madhe edhe për kandidaten Hillary Clinton.

Postimi i Veselit:


Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshiroj të përgëzoj presidentin zgjedhur.

Donald Trump për fitoren e arritur dhe i uroj sa më shumë sukses dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme.

Po ashtu shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për Znj. Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën.

SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona dypalëshe do të forcohen gjithnjë e më shumë dhe presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore“, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori