LAJMI I FUNDIT:

Veseli fillon konsultimet me ekspertë të ekonomisë

Veseli fillon konsultimet me ekspertë të ekonomisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të fillojë turin e konsultimit me ekspertë të fushave, për gjetur siç thekson zgjidhjet e duhura për problemet me të cilat preokupohen të gjithë.

Ai sot do të bashkëbisedon me ekspertë të ekonomisë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Të dashur miq, pas turit tim të parë gjatë të cilit dëgjova mijëra bashkëqytetarë, sot së bashku fillojmë turin e konsultimit me ekspertë të fushave, për të gjetur zgjidhjet e duhura për problemet të cilat na preokupojnë të gjithëve.

Sot do të bashkëbisedoj me ekspertë të ekonomisë, në kërkim të zgjidhjes së problemit të papunësisë në vendin tonë.

Ju ftoj të më bashkoheni”. /Telegrafi/