LAJMI I FUNDIT:

Veseli – Ernst: Mbështetja nga SHBA është pasuri e veçantë për vendin tonë

Veseli – Ernst: Mbështetja nga SHBA është pasuri e veçantë për vendin tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim, senatoren republikane nga Iowa, Joni Ernst, me të cilën diskutoi për të arriturat dhe sfidat e institucioneve në Kosovë.

Veseli shprehu konsideratën më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme nga ShBA-ja, duke e vlerësuar si të jashtëzakonshme, sidomos partneriteti civil-ushtarak me shtetin e Iowas, transmeton Koha.net.

Më tej, sipas komunikatës së Kuvendit të Kosovës, ai e njohu senatoren Ernst me agjendën legjislative, procesin nëpër të cilin po kalon shtetësia e Republikës së Kosovës, si dhe ndjeshmërinë e këtyre proceseve. Kryetari Veseli vuri në dukje se institucionet janë të përkushtuara për sundimin e ligjit, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe procesin e integrimit euro-atlantik.


Senatorja Ernst përgëzoi kryeparlamentarin Veseli për të arriturat e Republikës së Kosovës, duke inkurajuar dhe shprehur përkrahje për zhvillimet pozitive në vend dhe rajon. Në veçanti, ajo theksoi se Iowa është e përkushtuar për mbështetje në realizimin e agjendës ekonomike, si dhe të ardhmen integruese euro-atlantike.

Veseli theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është pasuri e veçantë e vendit dhe qytetarëve të Kosovës, e ndërtuar mbi vlerat e qëndrueshme për liri dhe demokraci, me interesim për thellimin e bashkëpunimit në fushat e veçanta si sigurinë, bujqësinë dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori