LAJMI I FUNDIT:

Veseli bënë thirrje për bashkim dhe solidaritet mes njëri-tjetrit

Veseli bënë thirrje për bashkim dhe solidaritet mes njëri-tjetrit

Sot, me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës ku u prit nga kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie fetare, të cilët i uroi për festën e Bajramit dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarët islamë në Kosovë.

Veseli tha se qytetarët tanë kanë qenë çdo herë solidarë dhe afër njëri-tjetrit, prandaj edhe janë shënuar suksese të mëdha, siç janë liria dhe pavarësia e vendit tonë.

“Sot është një ditë e veçantë, është dita e Fitër Bajramit, dita e gëzimit dhe bashkimeve tona familjare, pas një muaji kur qytetarët tanë, vëllezërit tanë të besimit mysliman, treguan sakrificë dhe përkushtim, duke dëshmuar kështu se janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe në rrethana paqeje dhe lumturie”, theksoi Veseli.


Në këtë ditë, kreu i Kuvendit bëri thirrje për bashkim dhe solidaritet midis njëri-tjetrin.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vizitojnë njëri-tjetrin, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë familjet që janë në nevojë, në mënyrë të veçantë, familjet e dëshmorëve, të cilët dhanë gjithçka nga vetja e tyre”, tha Veseli.

Ai falenderoi myftiun Tërnava dhe nëpërmjet tij çdo imam anembanë Kosovës, të cilët po përçojnë mesazhin e paqes, të dashurisë dhe të respektit të ndërsjell.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Kronika e Zezë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Kalo në kategori