Sot, në 35-vjetorin e rënies heroike të Tahir e Nebih Mehës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u mbajt Akademi Përkujtimore.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli vlerësoi figurën e këtij atdhetari dhe heroi të Kosovës, i cili, këtu i 35 vite më parë, në kullën e tij, në Prekazin heroik, së bashku me babanë, Nebihun, 13 majin – festën e njësive policore jugosllave, e ktheu në mort të tyre.
Atë ditë, nga hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, shtoi kryetari Veseli, njësitë speciale policore ishin nisur drejt Prekazit, të ekzaltuara nga festa e tyre dhe të dehura nga urrejtja për shqiptarët. Në një betejë tërëditore, forcat shtypëse nuk kishin arritur ta arrestonin as vritnin Tahir Mehën, përderisa nuk e shembën me tank kullën e tij.
“Tahir e Nebih Meha ranë heroikisht, ashtu siç i kishin mësuar të parët e tyre, të vdesësh me nder për nderin e vendit tënd. Në fundin e asaj dite, regjimi represiv jugosllav do të dridhej nga themelet e tij”, theksoi Veseli.
Lufta e Tahir Mehës, shtoi kryetari Veseli, pasoi pranverën e përgjakshme të studentëve dhe popullit të Kosovës, e cila e kishte dhënë mesazhin e saj të madh: shqiptarët e Kosovës nuk mund të mashtroheshin me të drejta gjysmake politike dhe masa gjysmake ekonomike, që u ofronte federata jugosllave.
Lëvizja jonë kombëtare për lirinë e Kosovës, tha në vazhdim të fjalës së tij kreu i Kuvendit, doli shumë më e pjekur dhe më e fuqishme nga ngjarjet e vitit 1981, e cila u kthye në vetëdije politike të popullit tonë.
“Në shembullin e Tahir Mehës, ranë Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Dhe përsëri në Prekaz, më 5 mars 1998, në shembullin e Tahir Mehës, u zhvillua Epopeja e UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”, tha Veseli.
Veseli shtoi se është detyrë e jona që lirinë e sotme, ta zhvillojmë më tutje, duke e kthyer në lirinë e kuptuar si zhvillim ekonomik, si mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë, duke i dhënë vendit një të ardhme krenare.
Gjatë paradites së sotme, në shenjë nderimi për veprën e Tahir e Nebih Mehës në shërbim të kombit e të atdheut, kryetari Veseli bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varreve të tyre në Prekaz./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!