Resveratroli, një përbërës i gjetur te lëkura e rrushit të zi, mund të parandalojë sjelljet depressive.
Shumica prej nesh mund të pimë një gotë verë (ose më tepër) kur ndihemi keq për diçka. Tani, shkenca konfirmon se mund të ketë një arsye biologjike pse ne i drejtohemi ‘shishes’ – ajo përmban një komponent, përveç alkoolit, që mund të na bëjë të ndihemi më mirë.
Në fillim të këtij viti, shkencëtarët kanë gjetur prova biologjike, sipas të cilave, inflamacioni i trurit lidhet me depresionin. Së fundmi, kërkuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Karolinës, kanë zbuluar se resveratroli, një përbërës i gjetur tek lëkura e rrushit të zi, mund të parandalojë inflamacionin dhe sjelljet e tipit depresiv.
Autorët e studimit gjetën se, minjtë e “sulmuar” në mënyrë të qëllimshme nga disa minj të tjerë, zhvillonin sjellje të ngjashme me atë depresive. Kur ata u dhanë atyre një dozë ditore të resveratrolit (një sasi e barabartë me atë që gjendet te 6 gota verë) gjetën se, pas 5 ditësh trajtimi, minjtë u përfshinë në aktivitete shpërblyerse dhe të kënaqshme.
Autorët shpjegojnë se një nga tiparet kryesore të depresionit është “pakësimi i interesit për aktivitetet që ngjallin interes dhe kënaqësi”.
Po ashtu, resveratroli gjendet edhe te çokollata, por mund të blihet edhe si suplement shtesë, transmeton Koha.net. Studime të mëparshme kanë treguar se ky përbërës mund të luftojë plakjen dhe sëmundjet kardiovaskulare, por edhe të luajë rol në parandalimin e diabetit dhe obezitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës