LAJMI I FUNDIT:

Vendoset statuja katër metra e lartë e Erdoganit në Gjermani – nga artistët (Video)

Vendoset statuja katër metra e lartë e Erdoganit në Gjermani – nga artistët (Video)

Presidenti turk Erdogan është një figurë mjaft e disikutueshme. Artistët në Wiesbaden kanë përfituar nga kjo për një aksion provokues. Ata e vendosën në qendrën e Hessenit një statujë prej katër metrash të gjatë të Erdoganit dhe kështu nxitën diskutime.

Kjo statujë e artë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan solli irritim dhe acarim në Wiesbaden të Gjermanisë.

Busti i gjatë rreth katër metra u ngrit të hënën si pjesë e Bienales së Artit dhe Festivalit të Teatrit, përcjell oranews.tv.


Administrata e qytetit ishte e befasuar. Ata thanë se kishin dhënë miratimin për vendosjen e një statuje njeriu por nuk kishin qenë në dijeni se bëhej fjalë për Erdogan.

Presidenti turk pritet të jetë më 28 dhe 29 shtator për një vizitë shtetërore në Berlin.

Drejtori i Teatrit Shtetëror Wiesbaden, Uwe Eric Laufenberg, e mbrojti veprimin si një formë e lirisë së shprehjes.

Qyteti nuk dëshiron të ndërhyjë përkundër protestave, për sa kohë që fushata e artit nuk përbën kërcënim për rendin dhe sigurinë publike.

Mëngjesin e së martës rreth statujës nxituan kuriozë të shumtë por nuk munguan dhe njerëz të revoltuar që kundërshtonin me forcë vendosjen e statujës.

E në shenjë revolte mbi statujë u vendosën grafite dhe mbishkrime provokative.

Bienalja e Kunstfestival filloi të enjten e kaluar në kryeqytetin e shtetit Hessian dhe do të vazhdojë deri të dielën e 2 shtatorit. Motoja e këtij viti është “Bad News”.

Në trend Botë

Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Kalo në kategori