LAJMI I FUNDIT:

Vendim që do të bëjë ndryshimin

Vendim që do të bëjë ndryshimin

Sot, nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, është marrë vendim që kur klubi dënohet që të zhvillojë ndeshjen pa praninë e tifozëve në palestër, të lejojë hyrjen e femrave (të gjitha moshat) dhe fëmijëve deri në moshën 12-13 vjeçare (deri në gjatësi 150 centimetra) në palestër.

Këtë vendim FBK-ja e ka sjellë me qëllim të popullarizimit të basketbollit dhe atmosferës sportive për klubet që do të ndeshen në atë palestër.

Gjithashtu, me këtë vendim Bordi i FBK-së beson se ky vendim do të përkrahet nga opinioni i gjërë, shikuesit, si dhe t’iu ndihmojë edhe financiarisht klubeve në situata të tilla.

Ky vendim i Bordit të FBK-së hyn në fuqi menjëherë.


Vlen të ceket se klubi i KB Bashkimit është dënuar me një ndeshje pa praninë e shikuesve,por ky vendim do të jetë një lehtësim edhe për klubin. /Telegrafi/