LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi fillon stërvitjet

Vëllaznimi fillon stërvitjet

E shtuna ka shënuar ditën e parë të përgatitjeve për Vëllaznimin e GJakovës. Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar, Genc Hoxha, kanë nisur misionin për edicionin e ri të Raiffeisen Superligës, të cilit i munguan për një vit.

Në përgatitjen e parë ishin të pranishëm thuajse të gjithë lojtarët që rikthyen Vëllaznimin në elitë.

“Kemi filluar sot dhe gjithçka ishte mirë. Të gjithë lojtarët që i ka pasur Vëllaznimi thuajse ishin në stërvitje. Sa i përket përforcimeve, mungoi Roland Duraku i cili ia fillon të hënën, derisa Arian Jasiqi që është rikthyer nga Turqia, dhe Lekë Vula nga Liria kanë nisur stërvitjet”, deklaroi Hoxha për Arenën.

Vëllaznimi pritet të arrijë marrëveshje edhe me Dardan Rogovën, sulmuesin gjakovar që së fundi ishte në Turqi bashkë me Jasiqin. “Rogova momentalisht është në pushim dhe ende nuk na është bashkuar”, shtoi Hoxha.


Ai konfirmoi bisedat me Behar Maliqin, të cilat deri të shtunën pasdite nuk kishin përfunduar. Kuqezinjtë janë duke kërkuar edhe Rafet Mullallarin. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori