Vëllazëria e katërfishtë!
Vëllazëria mes njerëzve ndahet së paku në katër kategori. Ajo më e përgjithshmja tejkalon çdo barrierë që mund t’i paraqitet, si feja, kombi, gjuha, raca apo ndonjë dallim tjetër. Madje në këtë kontekst, vëllazëria tejkalon edhe gjininë.
Kalimi nga shkalla më e ulët e vëllazërisë – e qenies, tek më e larta – e gjakut, farefisit, përfaqëson një proces të ngritjes së kohezionit vëllazëror. Kategoria e parë është vëllazëria më e gjeneralizuar e mundshme, por njëkohësisht edhe më e përçara, ndara, johumanja, nënçmuara e përçmuara. Mbase pikërisht gjeneralizimi i kontribuon zbehjes së kohezionit vëllazëror.
Me të drejtë mund të pyes çdo njëri: ç’është me këtë lloj vëllazërie e cila njëkohësisht na qenka më e përgjithshmja dhe më e përçara!? – Është vëllazëria e qenies!
Vëllazëria e qenies në kohët më të hershme ishte më sublimja, e larta, ndërsa sot është e nivelit më të ulët. Ishte ashtu, atëherë, sepse ky tip vëllazërie në fillesat e saj përbënte vëllazërinë e katërfishtë njëkohësisht. Pjesëtarët e atij komuniteti ishin vëllezër për nga qenia, feja, etnia-kombi dhe gjaku – farefisi. Ndërkaq, nga momenti kur popullsia fillon të shënoj ngritje, duke u manifestuar me ndarje të familjeve bërthamë, krijimin e fiseve, ngjizjen e feve joprofetike, diversitet kulturash, krijimin e kombeve, rrethana të caktuara ekonomike, politike e ideologjike – ky tip vëllazërie nisë të degradohet gradualisht, duke e humbur përfundimisht efektin që e kishte. Shmangiet e ndarjet janë pritur, por jo deri në këtë shkallëzim që ka marrë përmasa tejet shqetësuese.
Etapë pas etape duke filluar nga e përgjithshmja, vëllazëria vjen duke e shtuar kohezionin, humanitetin, afërsinë dhe solidaritetin.
Klasifikimi i kategorive të vëllazërisë do të bëhet duke u bazuar e filluar nga parimi i shumicës, për të vazhduar tutje.
1. Vëllazëria e qenies
Kategoria e parë është vëllazëria e qenies. Që do të thotë se të gjithë njerëzit janë vëllezër pa asnjë dallim të vetëm.
Pasi që njeriu është i përbërë nga shpirti e trupi, dhe të gjithë njerëzit tjerë janë të së njëjtës trajtë, të gjithë ata duhet të konsiderohen vëllezër për nga qenia.
Në ketë kategori të gjithë njerëzit janë vëllezër, pa dallim feje, kombi, race, moshe apo dallim tjetër. Përcaktues i këtij tipi vëllazëror nuk ishte njeriu, por një qenie tjetër mbi te – Zoti. Zoti ka përcaktuar se njeriu duhet të përbehet nga shpirti dhe trupi, e që mendja do të jetë elementi kyç që do e dallojë nga qeniet tjera materiale. Megjithatë, duhet të kujtohet se kjo kategori është më e zbehta nga gjitha të tjerat.
Po të vlerësohej ky tip vëllazërie, paragjykimet, stereotipat, diskriminimet, konfliktet e luftërat, pa dyshim se do të ishin minore. Ndërsa nga çasti kur njeriu e mbivlerëson dhe i jep vetvetes atribute superiore në raport me të tjerët, fillon urrejtja për ata, me ç’rast bie efekti i vëllazërisë së qenies, që rezulton me përhapjen e racizmit, i cili vije si pasojë e paragjykimit e përgjithësimit, dhe manifestohet me diskriminim e shtypje.
2. Vëllazëria fetare
Kategoria e dytë është vëllazëria për nga feja. Kalimi nga vëllazëria e qenies, tek ajo e fesë shënon një ngritje vëllazërore, megjithëse ende të një niveli jo të lartë. Këtë e pamundësojnë nacionalizmi e ideologjia.
Në këtë kategori vëllezërish, që të gjithë pjesëtarët e një feje të caktuar, janë vëllezër për nga ajo fe të cilës i përkasin, pavarësisht kombit, racës, ideologjisë, rrymave politike etj. Një shqiptar mysliman është vëlla për nga feja me një arab apo turk mysliman. Siç është edhe një shqiptar katolik vëlla i një katoliku amerikan apo gjermani katolik. Në këtë kategori thyhen kufijtë nacional-kombëtar, vëllazëria tejkalon kornizat kombëtare, por, sigurisht jo në të gjitha rastet, kushtet e rrethanat.
3. Vëllazëria kombëtare
Kategoria e tretë, ka të bëjë me vëllazërinë kombëtare, e cila zhvillohet mes pjesëtarëve të një kombi pa dallim feje a krahine. Të gjithë pjesëtarët e një etnie-kombi me përkatësi të ndryshme konfesionale, krahinore e regjionale janë vëllezër për nga kombi. I bazuar në etninë, gjuhën dhe kulturën e përbashkët – kombi është një bashkësi e vetëdijshme kulturore historike.
Që të gjithë shqiptarët mysliman janë vëllezër për nga kombi me shqiptarët katolik, ortodoks apo protestant. Kurrsesi nuk duhet të lejohet që feja të bëhet pengesë për vëllazërinë kombëtare, e as anasjelltas.
Ndërsa tek feja, nacionalizmi dhe ideologjia ishin pengesë për kohezionin vëllazëror, tek vëllazëria kombëtare ngjanë e kundërta, feja, apo më saktë interpretimi bukfal i saj, bëhet pengesë. Sidoqoftë në të dyja rastet, feja dhe kombi nuk janë pengesë e patejkalueshme për njëra tjetrën. E as nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, siç mund të mendojë dikush.
Përkundrazi, feja dhe kombi janë dy anë të së njëjtës medalje, të pandashme dhe plotësuese për njëra tjetrën.
Pyetjes se një shqiptari nacionalist drejtuar një shqiptari religjioz, se a jeni shqiptar apo mysliman ose katolik, duhet t’i përgjigjemi duke shtruar pyetje: ju vëlla, jeni (ta zëmë) 20 vjeçar apo jeni mashkull? Një person domosdoshmërish e ka një moshë dhe gjini të caktuar. Ndërsa mosha dhe gjinia janë dy komponentë të domosdoshme që e përbejnë njeriun, feja dhe kombi shërbejnë si dy entitete që e formësojnë personalitetin dhe karakterin e tij.
Prandaj pyetja a jeni shqiptar apo mysliman, katolik, ortodoks është ekuivalente me pyetjen, a i keni 20 vjet, apo i përkisni gjinisë mashkullore!
Ndërkohë, derisa një nacionalist mund të propozojë shuarjen e feve, me pretekstin se ato mund të jenë pengesë për kohezionin vëllazëror të kombeve, një religjioz, në anën tjetër, mund të propozoj shembjen e kombeve, me pretekstin se ato janë pengesë për ta realizuar vëllazërinë fetare. Këtu domosdo duhet të nxirret sinteza hegeliane.
Kalimin nga vëllazëria e fesë tek ajo e kombit, Platoni mbase do ta quante lëvizje nga bota e dukshme në atë të kuptueshme. Megjithëse në këtë rast, jo domosdoshmërish është kështu.
4. Vëllazëria e gjakut
Vëllazëria e gjakut (nga familja e ngushtë, tek ajo më e gjerë) është kategoria e katërt vëllazërore. Në kontekstin e përgjithshëm, më e larta e mundshme. Janë disa faktorë që e bëjnë këtë tip vëllazërie të radhitet në nivelin më të lartë. Ata janë: faktori biologjik, farefisnor, emocional e ambiental.
Kjo kategori është më e larta e mundshme, ngase e vetmja e ka mundësinë të ngërthejë vëllazërinë e katërfishtë.
(Autori është student i Departamentit të Sociologjisë – UP. Kontakti: http://muhametkrasniqi.blogspot.com/)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti