LAJMI I FUNDIT:

Vëllait të Obamas i ndalohet hyrja në Britani të Madhe

Vëllait të Obamas i ndalohet hyrja në Britani të Madhe

Samson Obama, njërit nga gjysmë-vëllezërit e Presidentit amerikan, Barack Obama, në fillim të këtij viti i është ndaluar hyrja në Britani të Madhe.

Zyrtarët britanikë kishin besuar se Samson, i cili jeton në Keni, ishte i akuzuar për sulm seksual ndaj një britanikeje, mirëpo shumë shpejt është zbuluar se akuzat ishin të rrejshme.

Megjithatë, Samson sërish nuk ka arritur të sigurojë vizë për në Britani të Madhe, pasi njëri nga policët kufitarë kishte vërejtur një “dokument të falsifikuar të tij”.

Samson kishte udhëtuar nga Kenia në drejtim të SHBA-ve për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit amerikan gjatë ceremonisë së janarit, ndërsa kishte qëndruar për një kohë të shkurtë në Aeroportin East Midlands, ku është ndalur nga zyrtarët e imigracionit.


“News of the World” njofton se ai nuk është lejuar të largohet nga aeroporti dhe është nisur me aeroplan për në SHBA.

Samson është njëri nga 11 gjysmëvëllezërit dhe motrat e Presidentit Obama, nga ana e babait të tij, Barack Obama Senior, i cili kishte fëmijë me katër gra.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Njeriu-qen tmerroi australianët

Njeriu-qen tmerroi australianët

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
Duke dashur të bëjë “selfie” ra në bunar (Video)

Duke dashur të bëjë “selfie” ra në bunar (Video)

Kalo në kategori