LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Vjosa votoi kundër mocionit për Qeverinë Kurti

Veliu: Vjosa votoi kundër mocionit për Qeverinë Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka folur për vendimin e sotëm të LDK-së për inicimin e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti dhe për votimin në kryesi.

Veliu ka thënë se ftohja e raporteve të tij me kryeministrin Kurti  ka ndodhur kur ai ka emëruar Xhelal Sveçlen zëvendësministër të tij dhe, sipas tij, krejt kontaktin me Ministrinë e Punëve të Brendshme e Kurti e ka bërë përmes Sveçlës.

Duke folur për takimin e sontëm të kryesisë, ai tha se ka kërkuar që çështja e shkarkimit të tij të mos jetë temë kryesore.


“Unë kam kërkuar që  hiqet nga tavolina e bisedimeve çështja e shkarkimit tim, por të diskutohet çështja e raporteve me SHBA-në, që kanë kërkuar heqjen e taksës”, tha Veliu, për T7.

Veliu, duke folur për shkarkimin e tij, ka thënë se Kurti ka gënjyer kur ka thënë se është konsultuar me kryetarin e partisë për shkarkimin e tij.

Veliu ka folur edhe lidhur me votimin në kryesi për të iniciuar çështjen e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

“Votimi ka qenë unanim, përveç Vjosa Osmanit e cila ka votuar kundër”, tha ai.

Më tej, Veliu tha se në situatën në të cilën ndodhet vendi ai është për një qeveri gjithpërfshirëse, në të cilën do të ishte edhe LVV e Albin Kurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori