Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike sot ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për Shërbyesit Civilë. Në këtë ceremoni u tha se niveli i pagave për këta punëtorë po paraqet sfida në këtë sektor.
Ministri Agim Veliu tha se kjo ministri ka në agjendë fillimin e zbatimit të pakos së re ligjore për administratë publike, i cili do të hapë mundësi për reformë dhe gjithpërfshirje në këtë sektor.
“Ministria e Punëve të Brendshme në agjendën e saj ka fillimin e zbatimit të pakos së re ligjore në Administratën Publike, kërkesë kjo e shumëpritur nga nëpunësit civilë. Miratimi i pakos së re ligjore nga Kuvendi i Kosovës hapi një mundësi të re të gjithëpërfshirjes dhe reformës së administratës publike. Me aprovimin e tri ligjeve të kësaj pakoje do të ndryshohet rrënjësisht funksionimin në administratën publike, veçanërisht në shërbimin civil me procesin e ri të rekrutimit për të krijuar kështu një sistem të ri e të centralizuar për institucionet e administratës shtetërore”, tha Veliu.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë hap vendimtar në përmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA), ndërkohë që ka filluar edhe racionalizimi i agjencive të pavarura dhe zbatimi i përkrahjes buxhetore nga Komisioni Evropian për përkrahje për shërbyesit civilë.
Veliu tha se mungesa e rregullimit ligjor në fushën e pagave ka shfaqur sfida të shumta për nëpunësit civilë.
“Mungesa e rregullimit ligjor për fushën e pagave dhe zhvillimeve për shumë kategori në nivel vendi ka bërë që administratën publike ta përcjellin shumë sfida në veçanti institucionin përkatës të Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil si institucion përgjegjës për administrimin e politikës së pagave. Pa fajin e institucioneve përgjegjëse dhe të përkushtimit të nëpunësve civilë për shkak të proceseve politike dhe pezullimit të dy ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, ka ndikuar në pamundësinë për të rregulluar organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për të aprovuar shumë nga aktet ligjore që derivojnë nga këto ligje”, tha ministri Veliu.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi tha se edhe ky 23 qershor shërbyesit civilë i gjen me problemet e njëjta që janë përcjell ndër vite.
Sipas tij përkundër që nëpunësit civilë kontribuojnë për të mirën e shtetit, ata po diskriminohen në aspektin e pagave dhe njohjen e kontributeve pensionale.
“Përkundër kontributeve, shërbyesit civilë nuk trajtohen nga qeveritë e deritanishme. Uroj të fillojë diçka nga e mbara, nuk trajtohemi në mënyrë të dinjitetshme filluar nga diskriminimi që na bëhet dhe na është bërë me Ligjin e Pagave për të cilin jemi ankuar dhe kemi kërkuar drejtësi me Kushtetutën e paraparë, neni 31. Niveli i pagës në shërbimin civil është shumë i dëmtuar në raport me sektorët e tjerë“, tha Zymberi.
Ndryshe, në ceremoninë e shënimit të 23 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, u ndan mirënjohje për 10 nëpunës civilë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht