LAJMI I FUNDIT:

Veliu: LDK shumë shpejt do të dalë me kandidatin për kryeministër

Veliu: LDK shumë shpejt do të dalë me kandidatin për kryeministër

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidati i partisë së tij për kryeministër të vendit në zgjedhjet e 11 qershorit, kurse  zyrtarët e lartë të kësaj partie thonë se ende nuk është caktuar emri i pretenduesit për shefin e ekzekutivit të vendit.

Nënkryetari  i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë për Telegrafin se LDK ende nuk është përcaktuar se kë do ta kandidojë për kryeministër.

“Organet e partisë shumë shpejt do të dalin me emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër”, tha Veliu.


Ndërsa, i pyetur për koalicionet parazgjedhore, nënkryetari i LDK-së ka theksuar se po vazhdojnë takimet dhe bisedat me subjektet politike.

“Jemi në biseda me disa subjekte politike, por ende nuk ka vendim të partisë lidhur me koalicionet”, ka shtuar Veliu për Telegrafin

Ndryshe, nga e shtuna, kur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidati i partisë së tij për kryeministër, mediat kanë spekuluar lidhur me emrat e kandidatëve të mundshëm, të cilët do të mund të nominoheshin nga ky subjekt politik për kryeministër.

Në vazhdën e këtyre spekulimeve janë lakuar emrat e Lutfi Hazirit, Kujtim Shalës, Avdullah Hotit.

Ndërsa, si prurje të reja në LDK po përmenden emrat e analistit Driton Selmanaj dhe drejtorit të Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku.

Duket se LDK-ja nuk do të jetë e vetme në koalicionin parazgjedhor, dhe se së bashku në koalicion me të, do të jenë edhe “Alternativa” e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës. Se janë duke diskutuar për një gjë të tillë, nuk e ka mohuar njëri prej titullarëve të Alternativës, Ilir Deda.

Ndryshe, Mustafa, në tubimin e LDK-së, të zhvilluar dje në Istog, ka thënë se do ta diskutoj më kryetarët e degëve të LDK-së dhe anëtarët e kryesisë, për atë se kush do të jetë mandatari i partisë për kryeministër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori