LAJMI I FUNDIT:

Veliu kërkon nga sekretari dhe kabineti i tij raportim në baza ditore për gjendjen shëndetësore të zyrtarëve të infektuar me COVID-19

Veliu kërkon nga sekretari dhe kabineti i tij raportim në baza ditore për gjendjen shëndetësore të zyrtarëve të infektuar me COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është drejtuar me një apel Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, Lulzim Ejupi dhe kabinetit të tij që të raportojnë në baza ditore për statusin shëndetësor të zyrtarëve të MPB-së.

Ky apel vjen pas rritjes së rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Republikën e Kosovës.

“Marrë parasysh numrin në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Republikën e Kosovës, po u drejtohen edhe një herë në mënyrë që të punojmë të gjithë së bashku për tejkalimin e kësaj situate të rrezikshme për ne, familjet dhe rrethin tonë.


Më vetëdije të plotë se ky virus mund të prekë secilin/en nga ju dhe me qëllim të mobilizimit tonë të përbashkët e të koordinuar për parandalimin dhe kontrollimin sa më të mirë dhe sa më efikas të situatës aktuale, por edhe për zhvillimet në ditët në vijim, kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, zt. Lulzim Ejupi, por edhe nga stafi i kabinetit tim, të më njoftojnë në baza ditore për gjendjen/statusin shëndetësor të zyrtarëve në Ministrinë tonë”, thuhet në apelin e Veliut.

Veliu tutje në këtë apel ka theskuar se ky angazhim nuk ka vetëm qëllim informimi, por objektivi primar është që të arrijmë të menaxhojmë dhe të tentojmë të kontrollojmë sa më mirë një situatë të rrezikshme për shëndetin e zyrtarëve tonë, familjeve dhe rrethit në përgjithësi.

“Apeloi dhe kërkoi nga secili/a nga ju ti përgjigjeni kësaj thirrjeje nga ana ime, kërkesave nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nga kabineti im, por edhe rregullave dhe kufizimeve si nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu edhe rekomandimeve të IKShPK”, thuhet në apelin e drejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori